Gazeta Shqiptare

Xhelal Cakoni: Humbën 8 persona të familjes

- NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

Tërmeti

katastrofi­k ka qenë fatal për dhjetëra banorë të Thumanës, një nga zonat më të prekura nga lëkundja e tmerrshme e tokës mëngjesin e së martës, në një kohë që ka ende persona nën rrënoja. Xhelal Cakoni është një banor i Thumanës që ka humbur 8 persona të afërm, disa prej tyre ende nën rrënoja. Në një prononcim, Xhelal Cakoni tha se është një tragjedi e madhe dhe nuk e dinë kur do përfundojë. “Kam humbur 7 persona. Jam anëtar i familjes Cakoni. Më ka humbur djali i xhaxhait me gjithë nusen dhe me gjithë vajzën. Më ka humbur dhe vajza e xhaxhait me dy çuna, të fejuarën e njërit dhe vajzën. Këtu është bërë një tragjedi aq e madhe sa ka ardhur gjithë bota dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Janë shembur mbi 4- 5 pallate, janë rrafshuar krejt. As vetë nuk e dimë se kur do përfundojm­ë. Kemi akoma njerëz nën rrënoja, disa i kemi në morg në Durrës, disa në Tiranë, disa në Lezhë. Fundi nuk i dihet kur do dalë”,- tha Xhelali. Më tej, ai ka rrëfyer se të afërmit e tij e dinin që pallati ishte i pabanueshë­m por nuk kishin ku të shkonin. “Kanë pasur dëme iu kishte ardhur urdhri mos të hynin brenda. Në tërmetin e parë kanë dalë jashtë, pastaj kanë hyrë prapë brenda dhe i ka zënë tërmeti i dytë. E kanë dhënë urdhrin se ky është i pabanueshë­m por nuk kishin ku të shkonin, prej hallit. Të gjithë kanë ardhur shumë shpjet, fshati i ka nxjerrë të parët. Pjesa më e madhe janë nga Burreli, ka edhe nga vendi. Ka akoma brenda. Kemi babain që pret fëmijën e vogël që e ka nën rrënojë, do jetë 6 vjeç. Ka njerëz nën rrënoja. Mund të jenë mbi 5 veta. Disa i nxorën”, u shpreh Xhelal Cakoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania