Gazeta Shqiptare

Tsunamet, Shqipëria në listën e zonave të Mesdheut

-

Tsunamet

në detin Mesdhe. Ky është libri i shkruar nga , Sergey L Soloviev, Olga Solovieva, Chan N Go, Khen S Kim dhe Nikolay A Shchetniko­v ku merren në shqyrtim të gjitha rastet e tsunamit dhe zonat më të prekshme nga kjo dukuri. Rreth 300 përshkrime të tsunamit dhe fenomeneve të ngjashme të regjistrua­ra në Mesdhe, përfshijnë në studim dhe kufirin jugor të Shqipërisë. Në fakt, tërmetet ujore apo për tsunamet në mesdhe ka të dhëna që në lashtësi. Në vitin 1303, katasrofë shkaktoi tsunami i ndodhur në Mesdheun lindor që shkatërroi ishullin e Kretës dhe Rodosit në Greqi, ndërsa lëvizje të ndejshme të tij u ndjenë edhe në Adriatik. Një tjetër studim është bërë nga profesor Kind, i cili punon pranë institutit gjeologjik në qytetin e Potsdamit. Ai thotë se edhe Europa është e rrezikuar nga tsunami. "Tsunamet, të cilat shkaktohen nga tërmete, mund të ndodhin në zonën lindore të Detit Mesdhe, në Greqi, në Detin Egje, në Italinë Jugore si edhe në Spanje dhe Portugali", ka theksuar ai. Duke krahasuar këtë me studimin e mëparshëm është e njëjta linjë. Në të kaluarën Mesdheu është tronditur shpesh nga dallgët gjigante të tsunameve. Mendohet se gjatë 4000 viteve të fundit, Mesdheu është tronditur nga të paktën 100 dallgë gjigante. Profesor Kind, në një intervistë për Deutsche Welle, thote; "Që në kohë të lashta në Evropë ka pasur Tsunamis. Ne vitin 1755 për shembull në Lisbonë ndodhi një tërmet i tmerrshëm, i cili shkatërroi të gjithë qytetin. Ose tërmeti i Mesinës në vitin 1908, i cili shkaktoi vdekjen e 80.000 njerëzve. Por edhe më vonë, për shembull tërmeti Ismet në Turqi në vitin 1999 ndodhi për shkak të një tsunami, ndonëse ai ishte shumë më i vogel se ky që ndodhi tani". Tsunamet ndodhin kur në det sasi të mëdha uji lëvizin papritur. Kjo mund të ndodhë kur sipërfaqja e tokës nën ujë tronditet. Pra, kur një tërmet shkakton tronditjen e sipërfaqes së tokës nën det krijohen tsunami. Gjithsesi vendet evropiane janë të papregatit­ura për raste të tilla, pasi nuk kanë sisteme paralajmër­uese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania