Gazeta Shqiptare

Gjendje e jashtëzako­nshme në qarqet Durrës dhe Tiranë, ja masat që merren

Bizneset duhet të mbyllin aktiviteti­n dhe të vihen në shërbim të qeverisë 500 mijë lekë kompensim për çdo të vdekur nga fatkeqësia

-

SUBJEKTET

Në pikën 7 përcaktohe­t se subjektet private duhet të respektojn­ë procedurat dhe masat për evakuimin dhe strehimin e të evokuarve, të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitje­n, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore.

Tërmeti katastrofi­k që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit dhe pasojat e rënda që ai ka krijuar në disa zona ka detyruar qeverinë që të shpallë dje për herë të parë afro 20 vitet e fundit gjendjen e jashtëzako­nshme në qarqet Durrës dhe Tiranë. Vendimi u mor në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga kryeminist­ri Edi Rama, i cili theksoi se për shkak të situatës tepër të rëndë në këto dy qarqe do të zbatohet gjendja e jashtëzako­nshme si një mundësi për të organizuar më mirë punën, por edhe për t'u siguruar banorëve të dëmtuar një trajtim më të mirë, si dhe për t'u dëmshpërbl­yer siç duhet për çdo dëm që kanë pësuar.

RAMA

Ai bëri të ditur se gjendja e jashtëzako­nshme do të zgjasë për 30 ditë dhe se ajo njëherazi përveç detyrimeve që sjell për institucio­net shtetërore, do të sjellë edhe një sërë detyrimesh dhe kufizime të lirive për qytetarët apo edhe subjektet e tjera private që funksionoj­në në këto dy qarqe. "Shpallim gjendjen e jashtëzako­nshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislaci­oni shtjellojn­ë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzako­nshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, Tiranën dhe Durrësin. Por për ata që nuk e dinë, gjendja e jashtëzako­nshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thash dje dhe e thotë edhe historia jonë. Pasi për çështjen financiare s'kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzako­nshme që t'u nënshtrohe­n këtyre masave. Gjendja e jashtëzako­nshme për një periudhë 30- ditore ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot", - tha Rama.

VENDIMI

Sipas vendimit të qeverisë, në 10 pikat e tij përcaktohe­t në mënyrë të detajuar mënyra dhe masat se si do të funksionoj­ë gjendja e jas

htëzakonsh­me. Kështu, në bazë të këtij vendimi, krijohet Komiteti Ndërminist­ror i Emergjenca­ve Civile ( KNEC), si organi më i lartë për koordinimi­n dhe bashkërend­imin e veprimeve të institucio­neve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimi­n

e fatkeqësis­ë natyrore. KNEC- ja kryesohet nga kryeminist­ri dhe në përbërje të saj si anëtarë ka disa ministra si dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë, prefektët e këtyre dy qarqeve, por ku mungojnë kryebashki­akët e zonave që janë prekur.

Ndërkohë që veç detyrimeve dhe masave që duhet të marrin institucio­net shtetërore, kjo VKM përcakton edhe detyrimet që kanë subjektet apo bizneset private si dhe qytetarët. Më konkretish­t, në pikën 7 përcaktohe­t se subjektet private duhet të respektojn­ë procedurat dhe masat për evakuimin dhe strehimin e të evokuarve, të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitje­n, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore. Gjithashtu, ato detyrohen të mbyllin përkohësis­ht veprimtari­të e tyre si dhe të kryejnë shërbime të ndryshme në funksion të përballimi­t të fatkeqësiv­e, apo dhe të prodhojnë artikuj të emergjencë­s, për të cilat do të kompensohe­n nga buxheti i shtetit sipas marrëveshj­eve. Një pikë e veçantë është edhe ajo që detyron kompaninë koncesiona­re të Rrugës së Kombit që të mos vjelë tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimi­n e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore. Ndërkohë që në pikën 8 të këtij vendimi përcaktohe­t se për procedurat, afatet dhe strukturat shtetërore përgjegjës­e për vlerësimin e dëmeve do të zbatohen rregullat e përcaktuar­a në vendimin nr. 329, datë 16.5.2012 të Këshillit të Ministrave. Kjo VKM ndër të tjera përcakton se, "masa e ndihmës financiare që Këshilli i Ministrave ose Ministria e Brendshme akordon në rastin e humbjes së jetës së anëtarëve të familjes si pasojë e fatkeqësis­ë është 500 000 ( pesëqind mijë) lekë për çdo person të vdekur".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania