Gazeta Shqiptare

Rama: Shkop magjik nuk kemi, por e tundojmë Perëndinë duke bërë gam- gam

-

Kreu

i qeverisë, Edi Rama, ndoqi edhe dje gjatë gjithë ditës nga afër situatën në zonat më të prekura nga Tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Paradite ai vizitoi zonat e prekura së bashku me zëvendëskr­yeministri­n dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli, ndërsa garantoi banorët se qeveria dhe të gjitha institucio­net e tjera shtetërore, falë edhe ndihmës së partnerëve dhe vendeve mike do të bëjnë gjithçka që në këtë fazë të parë të shpëtojë çdo jetë që është ende gjallë poshtë rrënojave, ndërsa do të punohet që të gjithë atyre që kanë mbetur pastrehë të mos u mungojë asgjë. "Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër, do të jemi për pak ditë në samitin e NATO- s dhe aty do të bëjmë një diskutim për si do të adresohet kjo plagë e hapur. SHBA- të kanë ofruar të gjithë gatishmëri­në e tyre. Na duhet një komitet kombëtar për rindërtimi­n", - deklaroi Rama. Ndërkohë që në dje në orët e mbrëmjes i shoqëruar edhe zëvendëskr­yeministri, Erion Braçe dhe Elvis Naçi, ai vizitoi sërish situatën në Thumanë, ku theksoi se po punohet pa pushim për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për banorët, të cilët kanë humbur banesat nga tërmeti. "Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati si rezultat i kësaj pabesie të natyrës, nuk do mbetet pas dore. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë, e tundojmë Perëndinë duke bërë gam- gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak", - tha ai. Nga ana tjetër, Elvis Naçi, i cili ka marrë përsipër ndërtimin e pallateve të prishura në Thumanë tha se nuk është koha për kritika dhe sulme politike, por për punë e solidarite­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania