Gazeta Shqiptare

420 shqiptarë të prekur nga tërmeti shkojnë në Kosovë për strehim

“Vazhdojmë nesër”, “Plisat” strehojnë në Prishtinë 30 durrsakë

-

Pas tragjedisë së ndodhur nga tërmeti ditën e martë në Durrës, 420 qytetarë të Shqipërisë kanë ardhur në Kosovë për strehim. Gjatë një transmetim­i drejtpërdr­ejt në “ABC News”, një vullnetar nga Kosova tha se 420 persona deri më tani kanë arritur në Kosovë, ndërsa pritet të shkojnë edhe 90 të tjerë, por ka edhe nga ata që udhëtojnë për në Kosovë me makina private. “Ne jemi vullnetarë që kemi ardhur këtu dhe jemi në bashkëpuni­m me kompanitë e ndryshme, numri total që është dërguar në Kosovë është 420 persona”, tha vullnetari nga Kosova. “90 persona tani do të dërgohen në Kosovë, ka edhe nga ata që presin të shkojnë në Kosovë me makina private”, shtoi ai. Shumë kosovarë që nga dita e martë kanë shprehur vullnetin e mirë që në shtëpitë e tyre të strehojnë banorët, të cilëve u është shkatërrua­r shtëpia gjatë tërmetit, ose ata që nuk ndihen të sigurt të qëndrojnë në banesa. Një tragjedi si ajo e 26 nëntorit, që do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive ka nxjerrë në pah edhe një frymë të jashtëzako­nshme solidarite­ti nga vendet fqinje e përtej. Të gjitha vendet pranë Shqipërisë, përfshirë Greqinë e Italinë ofruan menjëherë ndihmën e tyre pas tërmetit më të madh në dekada të tëra. Kosova, Mali i zi e Serbia nxituan të dërgonin ekipe specialist­ësh, skuadra ekspertësh rumunë me qen të stërvitur u janë bashkuar operacione­ve të kërkimit. Krerët më të lartë evropianë u shprehën menjëherë të gatshëm të ofronin ndihmën e tyre. Qeveria e Kosovës dhuroi 500 mijë euro ndihmë, por edhe njerëzit e thjeshtë u përpoqën të jepnin kontributi­n e tyre sado modest në këto momente të vështira për Shqipërinë. Ata përdorën rrjetet sociale për t’u ofruar shtëpitë e tyre kujtdo që është prekur nga tërmeti e ka nevojë për strehim. Nga ana tjetër, në një postim në rrjetin social “Facebook” grupimi i tifozëve “Plisat” ka shkruar se sipas tyre kanë përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për të ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. “250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshmbathj­e, ushqim, higjienë, batanije dhe barna. Tashmë morëm rrugën për në Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne morëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë. Vazhdojmë nesër!”, ka shkruar ky grup në “Facebook”. Kujtojmë se gjatë ditës së martë “Plisat” janë mobilizuar dhe kanë grumbullua­r ndihma të ndryshme në Prishtinë për t’i

dërguar në Shqipëri. Prekës ishte edhe momenti kur u nis drejt Durrësit kolona e mjeteve të Mbrojtjes Civile puljeze. Shefi i diplomacis­ë greke, Nikos Dendias zbarkoi brenda ditës në Shqipëri për një vizitë të paplanifik­uar. Ministri i Shëndetësi­së dhe ai i Brendshëm i Malit të Zi, Kenan Hrapoviç dhe Melvudin Nuhodzic erdhën në Thumanë për ta parë nga afër

gjendjen në zonën e goditur më rëndë nga tërmeti. Ata ofruan ndihmë përmes dërgimit të ekipeve të shpëtimit dhe atyre mjekësore, por edhe me trajtimin e të lënduarve në spitalet malazeze. Në një gjest mbështetje dhe solidarite­ti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti edhe shoqata më e madhe e tifozëve të ekipit grek të futbollit të PAOKU- t

të Selanikut ka ftuar të gjithë banorët e qytetit verior të Greqisë të mbledhin ndihma për qytetarët shqiptarë, shtëpitë e të cilëve u shkatërrua­n nga lëkundjet e fuqishme sizmike. Pritet që aktin simbolik të ndihmës dhe solidarite­tit të tifozëve të PAOK- ut, një prej ekipeve me numrin më të madh të përkrahësv­e të Greqisë ta ndjekin edhe shoqatat e tjera në vend.

 ??  ?? Mbledhja e ndihmave në Suarekë
Mbledhja e ndihmave në Suarekë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania