Gazeta Shqiptare

Tërmeti 6.4 ballë, thirrja e Erdoganit: E gjitha bota islame të ndihmojë Shqipërinë

-

epiqendër në Durrës në orën 3: 55 me magnitudë prej 6.4 ballë në thellësi prej 10 kilometras­h dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit. Presidenti turk theksoi se i ka shprehur ngushëllim­et kryeminist­rit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim- shpëtimit. Turqia dërgoi 8 ekspertë të fatkeqësiv­e në Shqipëri dhe 2 maune me ndihma në çadra, batanije dhe pako higjienike. Në dy maunet e përgatitur­a nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndodhen 120 çadra, ku mund të strehohen 1 mijë persona, 2 mijë e 500 batanije dhe 1 mijë pako higjienike. Ekipi i Gjysmëhënë­s së Kuqe Turke bën plane për të dërguar edhe pako ushqimore për 2 mijë e 500 persona, ndërsa pas mbërritjes, ushqimet do të sigurohen nga prodhuesit vendorë dhe do të vazhdojnë ndihmat për të prekurit nga tërmeti. Pajisjet e ndihmave që ndodhen në depot e delegacion­it të Gjysmëhënë­s së Kuqe Turke në Bullgari janë vendosur në gjendje gatishmëri­e nëse shfaqet nevoja për operacione­t e dërgimit të ndihmave të shoqëruara me 8 ekspertë të fatkeqësiv­e. Kreu i Gjysmëhënë­s së Kuqe Turke, Kerem Kinik, pikëpamjet e të cilit shprehen në deklaratë, nënvizoi se ata ndoqën nga afër situatën që nga momenti i parë tërmetit. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshë­m me Kryqin e Kuq të Shqipërisë. Dërguam 2 maune me materiale emergjente, për të cilat u informuam së bashku me 8 ekspertë të fatkeqësiv­e. Ndërkaq, Kryqin e Kuq të Shqipërisë e njoftuam për gatishmëri­në tonë për të dërguar më shumë ndihma. Nëse rast të nevojës, ndihmat në depot tona në Bullgari i kemi bërë gati për dërgim për të përm

ERDOGAN

“Të gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërish­t detyrë e Organizatë­s Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.

bushur një nevojë të mundshme”, bëri të ditur Kinik.

 ??  ?? Presidenti turk, Erdogan
Presidenti turk, Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania