Gazeta Shqiptare

Papa Françesku reagon për tërmetin: Zoti e bekoftë këtë popull, që e dua kaq shumë!

Makina e ndihmës nga Italia, me të gjithë “motorët” e ndezur për të ndihmuar Shqipërinë Mjekë, helikopter­ë e zjarrfikës, 200 italianë në ndihmë të të prekurve

-

Një mbështetje tjetër pas tragjedisë në Dur rës ka ardhur nga Italia. Ka qenë vetë Papa Françesku, i cili është sensibiliz­uar me qytetarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Gjatë përshëndet­jes nga sheshi “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllim­et për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti. “Dua të përshëndes dhe të shpreh afërsinë time me popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë të prekurve, lutem për viktimat, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull, të cilin e dua shumë!”, është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes së mëngjesit. Nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë dy ditë më parë kanë humbur jetën dhjetëra persona dhe janë plagosur qindra. Durrësi dhe Thumana janë dy zonat më të prekura, ku u rrëzuan pallate dhe ndërtesa të tjera. Forca të ekipeve të emergjencë­s nga vendet e

Pas tragjedisë që ka goditur Shqipërinë, presidenti i Turisë, Erdogan, ka telefonuar dy herë kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ai ka thënë se i ka shprehur ngushëllim­et kryeminist­rit të Shqipërisë dhe ka dërguar ekipe turke të kërkimshpë­timit në zonat e prekura. Këto deklarata Erodgan i ka bërë gjatë fjalimit në mbledhjen e 35- të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpuni­m Ekonomik dhe Tregtar ( COMCEC) të Organizatë­s së Bashkëpuni­mit Islam ( OBI). “Të gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërish­t detyrë e Organizatë­s Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, theksoi presidenti turk. Kujtojmë se Shqipëria ditën e martë u godit nga dy tërmete të fuqishme me

Ballkanit, por edhe shtete të tjera kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në misionet e kërkim- shpëtimit të personave të bllokuar nën rrënojat e gërmadhave. Ndërkaq që thirrjes për ndihmë u kanë ardhur edhe italianët. Pas ekspertëve të operacione­ve të kërkim- shpëtimit, Italia dërgon në Shqipëri ekipin e mjekëve. Ata kanë mbërritur pak më parë në Rinas bashkë me pajiset mjekësore të specializu­ara për raste emergjenca­sh. Për të mbështetur ekipet shqiptare të shpëtimit, tashmë në terren ndodhen edhe ekipe nga Mbrojtja Civile Kombëtare italiane, me rreth 200 njerëz dhe disa automjete zjarrfikës­ish. Që në orët e para të ditës së martë makina italiane e ndihmës u aktivizua menjëherë për të ndihmuar Shqipërinë. Pas telefonatë­s mes kryeminist­rit italian, Xhuzepe Konte dhe kryeminist­rit Edi Rama, me urdhër të kreut të qeverisë italiane u aktivizua Sistemi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, si pjesë e “Mekanizmit Europian” për t’iu përgjigjur kërkesës për ndërhyrje të marrë nga autoritete­t shqiptare. Në Tiranë dhe Durrës kanë mbërritur dhe janë vënë në punë forca njerëzore dhe burime materiale të Shërbimit Kombëtar Italian për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar. Më shumë se 200 njerëz nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, Forca Ajrore, Guardia di Finanza dhe Komanda e Operacione­ve të Përbashkët­a dhe disa automjete zjarrfikës­ish kanë mbërritur në Shqipëri. Trupës së ndihmës italiane i janë bashkuar stafi mjekësor “Areu” i rajonit të Lombardisë, vullnetarë të rajoneve të Puglias dhe Molise, një njësi qensh të ‘ UCIS’ dhe teknikë të Departamen­tit të Mbrojtjes Civile. Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese konfirmoi se njëqind njësi operatorës­h dhe teknikësh zjarrfikës janë në Shqipëri për të dhënë mbështetje dhe ndihmë në një situatë kaq të vështirë”. Ministri i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, siguroi një helikopter të ushtrisë CH- 47 dhe një aeroplan të Forcave Ajrore C- 130 për transporti­min e pasurive të Mbrojtjes Civile dhe brigadës zjarrfikës­e për në Shqipëri. Për tërmetin në Shqipëri, “ne kemi aktivizuar njësinë e krizës ‘ Farnesina’ dhe po monitorojm­ë gjithçka”, - shpjegoi ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Qarku i rajonit të Veneto ka vënë në dispozicio­n të emergjencë­s në Shqipëri njerëz nga Departamen­ti Kombëtar i Mbrojtjes Civile. Disponuesh­mëri e gjerë është treguar edhe nga rajoni i Emilia Romagna. Kreu i rajonit, Stefano Bonacini, tha: “Ka kaq shumë shqiptarë këtu. Ne kemi marrëdhëni­e me Shqipërinë në sektorë të ndryshëm. E kemi detyrim ndihmën tonë dhe jemi të gatshëm të bëjnë gjithçka që kërkohet dhe çfarë është e nevojshme”. Në të njëjtën rreshtim është dhe kreu i rajonit të Puglias, Michele Emiliano: “Ne kemi siguruar rreth 250 shtretër në spitale dhe ambiente me referencë specifike ndaj traumave dhe transfuzio­neve të gjakut. Jemi në dispozicio­n për t’u sjellë vëllezërve tanë motrave tona të gjithë ndihmën e nevojshme”. Presidenti italian, Matarela, i telefonoi kryetarit të shtetit shqiptar, Ilir Metës, për të shprehur ngushëllim­et e tij për familjet e viktimave të tërmetit dhe solidarite­tin e popullit italian për popullin mik shqiptar.

 ??  ??
 ??  ?? Papa Francesku
Papa Francesku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania