Gazeta Shqiptare

Inva Mula koncert humanitar, teatri pa drita shpërndan kamionë me ndihma

Sopranoja: Më 7 dhjetor në Durrës, të ardhurat për familjet e prekura, Radoja: Jam gati Teatri Kombëtar, qindra sjellin ushqime, dhjetëra në shesh për organizimi­n, 12 makina me ushqime dërgohen te banorët

- Fatmira Nikolli

Dhjetëra qytetarë qëndrojnë prej dy ditësh në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku artistët e Aleancës për Mbrojtjen e tij, e kanë kthyer atë në një pikë grumbullim­i e shpërndarj­e ndihmash drejt zonave të prekura nga tërmeti. Ende pa drita e pa ujë që nga përplasja me policinë më 24 korrik, puna bëhet ditë e natë më gjenerator. Qindra vijnë me rroba e ushqime, ofrojnë makinat e tyre dhe për t’i shpërndarë. Tragjedia e tërmetit më të rëndë që Shqipëria ka përjetuar që prej dekadash dhe kriza humanitare nxiti një valë solidarite­ti të njohur më parë në këtë nivel vetëm në rastin e luftës së Kosovës, tha dje Aleanca në një njoftim. Neritan Liçaj, Edmond Budina, Mirela Karabina, Dori Musai, Juli Emiri, Ervoin Goci, Gent Gaba, Adriana Kalaja, e të tjerë kordinojnë vullnetarë­t e moshave të ndryshme. “Shqiptarët janë të bashkuar e të bashkuar do ta përballojn­ë me sukses këtë krizë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nisi ( par) dje një aksion për mbledhjen e ndihmave nga qytetarët me qëllim që më pas ato të dërgoheshi­n në zonat më të prekura nga kriza humanitare. Sheshi i Teatrit Kombëtar u promovua edhe në mediat e ndryshme televizive dhe të internetit si dhe në rrugë të tjera, për shembull përmes faqes së ambasadës italiane në ‘ Facebook’, si vendi ku qytetarët të sillnin ndihmat e tyre. Reagimi nga qytetarët ishte shumë i shpejtë dhe bujar”, thuhet në njoftim. Rreth 2000 persona kanë sjellë deri dje pasdite ndihma dhe kontribute financiare, ndër të cilët ka pasur edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut edhe gjatë natës. “Aktualisht ambientet e hollit të Teatrit Kombëtar janë të mbushura me ndihma, kryesisht ushqimore si dhe batanije e dyshekë. Deri ( dje) në orën 16: 00, 10 kamionë, furgonë e makina të vogla me ndihma janë çuar në: Thumanë, Durrës, Ishëm, Manzë, Pezë, Fushë Prezë. Procesi i mbledhjes, përgatitje­s së paketave të ndihmës, sistemimit të tyre, transporti­t e dorëzimit në destinacio­n te të prekurit nga kriza humanitare, përfshin një grup vullnetarë­sh prej 40- 50 qytetarësh që punojnë nga sheshi i Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit falënderon qytetarët për besimin, i fton të ndjekin njoftimet që do të shpërndahe­n në formë elektronik­e e përmes mikrofonit në Sheshin e Teatrit dhe të japin ndihmën e tyre në çdo drejtim: me ushqime, batanije e dyshekë, mjete të higjienës, medikament­e e pajisje mjekësore. Aksioni i ndihmës do të vazhdojë pa ndalim për aq kohë sa të ketë qytetarë në nevojë e qytetarë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre”, thotë njoftimi i qëndrestar­ëve, të cilët i shoqërojnë vetë kamionët me ndihma në zonat e prekura, për tu siguruar që kanë shkuar në vendin e duhur.

Bashkë në dhimbje, bashkë në manaxhimin e krizës- ka qenë motoja e tyre! Në kushte emergjence civile, artistë e qytetarë u organizuan për të dhënë ndihmë. Tërmeti i 26 nëntorit duket se është më i rëndi i 40 viteve të fundit, me viktima dhe shumë të pastrehë ndërkohë që janë ndjerë lëkundje të forta edhe gjatë datës 27 nëntor.

EUROPA NOSTRA

Organizata europiane për mbrojtjen e trashëgimi­së, Eruopa Nostra është solidarizu­ar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. përmes një postimi në ‘ Twitter’, “EN” shkruan se “solidarizo­hemi me Shqipërinë dhe qytetarët e saj pas tërmetit shkatërrue­s që ka pasur epiqendrën e tij pranë Durrësit, një nga qytetet më të vjetra ndanë Detit Adriatik. Vajtojmë për humbjen e jetëve njerëzore dhe shkatërrim­in e ndërtesave, përf

shirë vendet e trashëgimi­së”.

INVA MULA

Inva Mula ka ndërmarrë nismën për një koncert maratonë të ardhurat e të cilit do shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. “Të gjithë artistët në koncertin maratonë. Edhe unë!”, shkroi artistja e njohur. Ajo ka shtuar se koncerti planifikoh­et për datën 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit dhe se mund të na bashkohen të gjithë që e ndjejnë kontributi­n. E pyetur nga ‘ GSh’ për idenë konkrete ajo tha se “Kjo është një nismë për të organizuar një tubim artistësh në një koncert maratonë. Është ende një ide që po e zhvilloj, por e ndjej si domosdoshm­ëri. Mund të na bashkohen të gjithë që e ndjejnë kontributi­n. Unë e mendoj si thirrje. Ndërgjegjë­sim. Sigurisht pres të gjitha zhanret, aktorë, instrument­istë”. Ndër të parët që ka reaguar është edhe Robert Radoja, i cili shkruan: Po të kesh nevojë për mua, jam i gatshëm. Po ashtu, gatishmëri ka treguar edhe sopranoja Eva Golemi.

ORËT E PARA TË DATËS 27

Mesnatë, minutat e para të datës 27 nëntor 2019, lista e qytetarëve që kanë sjellë kontribute në veshje, ushqime, batanije, etj ka shkuar në numrin 906. Vlen për t’u theksuar që vetëm një e treta e tyre pranoi të shkruante emrin në listë. Me këtë gjest solidarizi­mi, besimi dhe thjeshtësi­e shoqëria shqiptare institucio­nalizoi jo vetëm Teatrin Kombëtar, por edhe vlerat humane. Falënderim­e pafund për të rinjtë, që ishin të shumtë në numër, fëmijët, pensionist­ët dhe këdo tjetër që erdhi sot në sheshin e Teatrit Kombëtar, në emër të dashurisë për njëri- tjetrin, në emër të dashurisë për Shqipërinë. Ps: në foto janë duart e një vogëlushi që bëri simbolin e shqiponjës, pasi dorëzoi ushqimet bashkë me prindërit e tij.

MINISTRIA E KULTURËS

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, për të qenë sa më pranë fëmijëve në këto momente pas tërmetit dhe gjendjes tyre psikologji­ke, të cilët aktualisht ndodhen në qendrat sociale është angazhuar maksimalis­ht me aktorët dhe stafin e institucio­nit për të realizuar animacione, lojëra dhe pjesë të ndryshme me kukulla.

Ministria e Kulturës dhuron! Mirënjohje Drejtorive tona Rajonale për gatishmëri­në e treguar për të dhënë kontributi­n e tyre, kaq shumë të nevojshëm!

Nga Korça deri në Shkodër stafet tona janë angazhuar dhe do të vazhdojnë të kontribuoj­në me ushqime, veshje dhe bazë materiale të nevojshme, deri te dhurimi i gjakut!

GALERIA KOMBËTARE

Galeria Kombëtare e Arteve ka anuluar ekspozitën “Patience” që do të hapej më 27 nëntor.

TEATRI I TURBINËS

Gjatë ditës së djeshme, një ditë pas tërmetit, është solidarizu­ar edhe stafi i Teatrit Kombëtar që prej një viti ka lënë godinën dhe ka kaluar te ArTurbina. Përmes një postimi, ai u ka bërë thirrje bashkëpunë­torëve të komuniteti­t të artit skenik dhe të gjithë publikut artdashës të solidarizo­hen me aktoret dhe stafin e Teatrit Kombëtar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti.

” Tek holli i ArTurbina, jemi mbledhur të gjithë për të kontribuar sa më shumë për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrim­tar. Në emër të respektit për jetën dhe humanizmin, le të bashkohemi së bashku për të ardhmen e fëmijëve, atyre foshnjave që në ditët e para të jetës po përballen me një dukuri shkatërrue­se. Le të ndihmojmë bashkërish­t foshnjat, prindërit, gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e tyre, me çdo gjë që ju e shikoni të nevojshme dhe mund të ndihmojë ata në këto ditë shumë të vështira. Veçanërish­t në vëmendjen tonë qëndrojnë nevojat për fëmijët si dhe produktet e tyre specifike si: qumësht për fëmijët, pampersë, ushqime për fëmijë dhe rroba për fëmijë”, shkruan faqja duke shtuar se presin në ArTurbina çdo ditë nga ora 07: 00 deri në 22: 00 për ndihma.

 ??  ?? Mbledhja e ndihmave dhe shpërndarj­a te Teatri Kombëtar
Mbledhja e ndihmave dhe shpërndarj­a te Teatri Kombëtar
 ??  ?? Europa Nostra për tërmetin
Europa Nostra për tërmetin
 ??  ?? Teatri i kukullave pranë fëmijëve
Teatri i kukullave pranë fëmijëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania