Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, 1600 pronarë në Tiranë që marrin lejen e legalizimi­t

Agjencia e Kadastrës/ Emrat e qytetarëve që duhet të tërheqin faturën e ndikimit në infrastruk­turë Pronarët edhe në Devoll, Kavajë, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Tirana dhe zonat turistike

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 1600 pronarë që kanë ndërtuar pa leje dhe nuk kanë shlyer ende taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Ndërtimet kanë kaluar procesin e legalizimi­t, por për të marrë tapinë për shtëpitë duhet të paguajnë taksën. Debitorët janë në Devoll, Kavajë, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Tirana Veri, Tirana Rurale2 dhe Zona të Stimuluara. Përmes një njoftimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që të tërheqin faturën dhe të kryejnë pagesën. "Të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, të tërheqin pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastruk­turë. Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë. Ndaj lutemi të paraqiteni për të tërhequr këtë faturë!",- shkruan Agjencia e Kadastrës.

PAGESAT

Sipas ligjit në fuqi, pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizim­i. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm në lekë. Bonot e privatizim­it, të përfituara nga ish- të përndjekur­it politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizim­it të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizim­it. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet në momentin e njoftimit me shkrim. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave në varësi të rasteve të deklaruara përcakton mënyrat alternativ­e dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier ( social- ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania