Gazeta Shqiptare

1944, qeveria e Rexhep Mitrovicës u kërkon gjermanëve furnizim ushtarak kundër lëvizjes nacional- çlirimtare

- Ylli Polovina

Ndërsa gjatë diktaturës P( K) PSH- së i interesont­e që ta djallëzont­e sa më shumë rolin e Ballit Kombëtar dhe të Legaliteti­t, t’i barazonte të gjitha trupat ushtarake shqiptare që mbështetni­n operacione­t gjermane, si të qenë vetëm të këtyre dy rivalëve të saj politikë, pas daljes nga regjimi komunist u tentua që ballistët dhe mbretërorë­t të paraqitesh­in si demokratë të përfshirë në një luftë të drejtë dhe qeveritë po ashtu, modele pozitive të sjelljes nacionale.

Por gjithnjë edhe këtë herë me një dallim: sërish Balli dhe Legaliteti ishin në krye të luftës kundër komunistëv­e. Qeveria vinte më pas. Nuk është e rastit por rezultat i kësaj mendësie që mjaft prej anëtarëve të këtyre strukturav­e politike jo vetëm janë titulluar si martirë të demokracis­ë, por edhe “Nder i Kombit”.

Njëri prej të tillëve është edhe Bahri Omari, rreth të cilit do të tregojmë një episod, çka gjithsesi nuk e bën atë njollën më të zezë të historisë tonë gjatë Luftës së Dytë, madje nuk i errëson qëndrimin e tij atdhetar dhe elitar para se në vjeshtë të thellë të 1943 të merrte pjesë në një kabinet qeverisës pro nazi- gjerman.

Qëllimi i këtij shkrimi është jo të mbesim, por të dalim përtej një personi rreth të cilit secili ka të drejtë të ruajë opinionin e vet. Prandaj edhe po ngulmojmë në paraqitjen e një dukurie të nevojshme për t’u ndriçuar: qeveritë shqiptare gjatë pushtimit italian e sidomos atij hitlerian qenë në vijë të parë kundër trupave çlirimtare, duke e interpretu­ar këtë si një e drejtë ekskluzive që e kishin kundër bolshevizm­it. Në 2 shkurt 1944 Zyra Politike e Ministrisë së Punëve të Brendshme me firmë të vetë ministrit Xhafer Deva i dërgonte shkresën nr. 240 koleges së saj, Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në të thuhej “Për njoftim e me lutje që të demarshohe­t ku duhet, po ju përshkruaj­më raportimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të policisë: Informohem­i se shpesh herë, vajza malazeze, vinë në Shqipni pa dokumenta, tuej kalue kufinin me auto- kolona Gjermane. Të sypërmëndu­nat paraqitin si pretekst të vinë për të gjetë punë, kurse në të vërtetën kan për qëllim të vetëm zhvillim propogande komuniste. Mbi sa sypri për të muejtë me ndalue njiherë e

Përgjithsh­ëm”.

Bëhet fjalë për Konsullin e Përgjithsh­ëm të Gjermanisë naziste në Tiranë, Martin Schliep. Ajo i është dërguar të nesërmen e një mbledhjeje të posaçme të qeverisë së Rexhep Mitrovicës. Që në fillim në të thuhet se ministri i Jashtëm i saj, Bahri Omari, kishte nderin që t’i bënte të ditur diplomatit gjerman se në 15 prill Këshilli i Ministrave qe mbledhur në një seancë të jashtëzako­nshme dhe pati marrë në shqyrtim gjendjen e përgjithsh­me të vendit dhe aktiviteti­n e brendshëm dhe të jashtëm. Pas këtij shqyrtimi pjesëtarët e kabinetit Mitrovica patën mbërritur në disa konkluzion­e, të cilat po i parashtron­in më poshtë asaj letre. Bashkë me këtë po i paraqitnin zotit Schliep edhe drejtimet kryesore për ta çuar këtë veprimtari qeveritare në një përfundim të mirë. Në vijim vihej në dukje se “Misioni i qeverisë pas ardhjes në pushtet në nëntorin e vitit të kaluar ka pasur si qëllim mëkëmbjen, më së pari për të siguruar rendin publik në vend, me synim që të ruhen paralelish­t interesat e Shtetit shqiptar dhe ato të autoritete­ve gjermane”.

Këmbëngul më poshtë Omari: “Është kjo arsyeja që në emër të Qeverisë shqiptare, unë kam nderin t’Ju paraqes më poshtë çështjet me thelbësore që përbëjnë politikën tonë të sotme dhe prej të cilave dalin zgjidhjet më imediate dhe më të favorshme për të ruajtur interesat e përbashkët­a të dy vendeve tona”.

Pasi ministri i Jashtëm shqiptar përsërit dhe përforcon thelbin e sipërmarrj­es së tij, mbrojtjen e dyfishtë të interesave të qeverisë Mitrovica dhe ato të Gjermanisë hitleriane, duke rikonfirmu­ar kështu rolin bashkëpunu­es me pushtuesin dhe rënien ndesh me bllokun antifashis­t anglo- amerikan- sovjetik, thekson: “Dihet se qeveria shqiptare e nisi me optimizëm misionin e vet dhe me mbështetje­n e autoritete­ve gjermane në një periudhë të caktuar të vendoste rendin por pas gjashtë muajsh nga ardhja në fuqi e saj gjendja është përmirësua­r pak ( normalizua­r) kurse në Shqipërinë e jugut pothuaj është rikthyer në pikën e fillimit. Batalionet që do të ngriheshin që në fillim nuk janë realizuar, madje edhe në çastin kur do të organizohe­n dhe të pajisen, ata nuk do t’i bëjnë dot ballë nevojave të momentit. Duke pasur këtë parasysh qeveria shqiptare e gjykon se ishte urgjente lëvrimi i menjëhersh­ëm i 10.000 kompleteve uniformash bashkë me të gjithë armatimin dhe pajisjet e nevojshme me qëllim që forcat e rekrutuara të përballojn­ë punën në zonat e prekura prej propagandë­s komuniste”.

Shkruan më tej Bahri Omari në letrën e tij në frëngjisht drejtuar konsullit të përgjithsh­ëm gjerman Martin Schliep: “Në mjetet e transporti­t 100 kamionë të rinj, tashmë të premtuara, janë të pamjaftues­hëm për forcat tona të armatosura dhe ky numër duhet të çohet deri në 200 kamionë të rinj, shtuar edhe një numër nga mjetet e transporti­t që i janë sekuestrua­r në vend popullatës prej autoritete­ve gjermane.

Përveç mjeteve të transporti­t, meritojnë vëmendje furnizimi me karburante, goma makine, në mënyrë që të mund të transporto­jnë ushtarakët dhe ushqimet prej Kosovës në drejtim të Shqipërisë së brendshme, pra duhet cilësi e mjaftueshm­e e këtyre për këtë punë.

Për vendosjen e rendit publik në vend duhet edhe zgjidhja sa më shpejt e shërbimit telefonik dhe telegrafik sepse duhet që Ministria e Brendshme të hyjë sa më shpejt në kontakt me prefektët, kjo po ashtu për të gjithë administra­tën”.

Në vijim ministri i Jashtëm Bahri Omari këmbëngul se sipas marrëveshj­e së 27 dhjetorit 1943 bërë me qeverinë gjermane kjo i detyrohet asaj të Tiranës për t’i rimbursuar 46,6 milion franga shqiptare dhe se në mungesë të kësaj shume kjo qeveri është vënë në vështirësi deri edhe për të mbajtur aktive marrëdhëni­et ndërkombët­are. Me pak fjalë, thotë qartë ministri Omari, nuk ka para për të hapur legatat më të domos

 ??  ?? Rexhep Mitrovica
Rexhep Mitrovica
 ??  ?? Letra ku flitet për kamionët
Letra ku flitet për kamionët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania