Gazeta Shqiptare

Ekonomia e fatkeqësis­ë

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të të tjerëve. Fondi i Rezervave të Shtetit ka vetëm 1.7 miliardë lekë për vitin 2020, ose rreth 14 milionë euro. Kjo është shifra që jep projekt- buxheti për vitin 2020. Këto para janë për të mbuluar gjatë gjithë vitit të ardhshëm të tëra rastet e ndërhyrjev­e të jashtëzako­nshme dhe të pa- parashikue­shme. Fondi i emergjenca­ve civile( fatkeqësi natyrore, etj.) për këtë vit në Buxhetin e Shtetit ishte vetëm 305 milionë lekë ose 2.5 milionë euro. Ndoshta pjesa më e madhe e tij është përdorur tashmë. Kryeminist­ri bëri shumë mirë kur premtoi ndërtimin e plotë të banesave të shkatërrua­ra, por kjo do të kërkojë kohë. Dhe kryesorja, qeveria ka fare pak para për projekte dhe programe të tilla. Projekt- buxheti për vitin 2020 është një buxhet “Thanas shtrëngo rrypin!”. Ndihma ndërkombët­are për fatkeqësin­ë po vjen, por si zor te plotësojë boshllëkun e 50- 60 milionë eurove që do të duhen për të rindërtuar gjithçka nga e para. Prandaj dhe duhen burime të tjera alternativ­e. Duhet të kemi disa llogari bankare të hapura brenda vendit. Jo vetëm ajo që ka hapur Ministria e Infrastruk­turës, ose oferta e transferta­ve me zero komision nga një bankë e madhe tregtare në vend. Kemi 1.6 milionë emigrantë jashtë vendit. Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme duhet të mundësojë pranë ambasadave tona në Greqi, Itali, SHBA dhe Kanada hapjen urgjent të llogarive bankare për t’u mundësuar emigrantëv­e tanë të dhurojnë fonde. Mund të mblidhen fonde të shumta dhe në kohë. Por llogaritë duhen hapur tani, sa edhe ndërgjegjë­simi i emigrantev­e është maksimal. Qeveria dhe bashkia e Durrësit kanë menduar shumë mirë që të përdoren shtretërit e lirë të hoteleve turistikë në plazhin e Durrësit, për të strehuar qindra e qindra të pastrehët e Thumanës dhe Durrësit. Por duhet që me shoqatat e turizmit tek ne, si dhe me pronarët e hoteleve, përfaqësue­s të qeverisë, ndoshta të Ministrisë së

Turizmit dhe përfaqësue­s të Kryeminist­risë, të bisedojnë për një strehim të përkohshëm disamujor në dhjetëra e dhjetëra hotelet e bregdetit të Durrësit. Tani, në këtë stinë të vitit, ato janë pothuajse bosh. Madje rrinë me vetëm 5 për qind të shtretërve të zënë edhe gjatë periudhës prill- maj. Duhet biseduar me shoqatat dhe pronaret që strehimi të jetë edhe nën kosto, pasi ndoshta ata nuk do t’i ofrojnë dhomat pa kosto fare, sikurse bënë pronarët e disa hoteleve në Kosovë. Por të paktën shteti, Buxheti ynë i përbashkët të mos detyrohet të paguajë menjëherë, duke qenë se ka pak para. Mund të shlyhet pagesa me lehtësi fiskale gjatë sezonit turistik veror 2020, në përpjesëti­m me detyrimin që do të lindë. Ndërkohë, do të përbënin një zgjidhje të shtrirë në kohë, si dhe një qasje me vlerë për mbledhje fondesh apelet e përsëritur­a për emigrantët, për dhurime nëpërmjet agjencive të transferta­ve të parave, pasi shumë syresh e kanë më të lehtë të dërgojnë para me këto agjenci, se sa nëpërmjet bankave. Mediat mund të transmeton­in falas këto apele. Por duhet të bisedohet edhe me përfaqësue­sit e këtyre agjencive këtu, që transferta­t të kryhen me zero kosto shërbimi. Nuk ka kuptim, që, sikurse ka ndodhur, qytetarë të Kosovës apo emigrantë të duan të transferoj­në para në formë dhurimi dhe për 100 euro transfertë, agjencia të marrë 19 euro shërbim! Në rast se agjencitë nuk pranojnë shërbim pa kosto, të paktën të bisedohet me to që ta ofrojnë shërbimin në kosto dhe jo me fitim, ndërkohë që koston e transferta­ve ta mbulojë Buxheti i Shtetit. Me një ndërgjegjë­sim të fortë nëpërmjet mediave, sidomos televizion­eve, mund të arrihen të mblidhen nga emigrantët tanë me miliona euro. Ata duan të ndihmojnë dhe kur gjithçka bëhet publike, do ta besojnë se me aktin( paratë) e tyre nuk abuzohet. Të gjitha këto ndërhyrje duhen bërë shpejt pikërisht tani, kur ndjeshmëri­a për tragjedinë është kaq e fortë. Më vonë, qofte edhe pak ditë më vonë, do të jetë më vështirë. Duket e rëndë të flasësh në këto momente për ekonominë e fatkeqësis­ë, kur ende nxirren nga gërmadhat trupa të pajetë qytetarësh. Por duhet bërë patjetër. Sado shpresa të ushqejmë për një fond special për tragjedinë, që sigurisht do të miratohet nga qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave në ditët që do pasojnë, ai nuk do të jetë kurrë i mjaftueshë­m për t’u kthyer mijëra të lënduarve nga tërmeti një jetë normale dhe shtëpitë e rindërtuar­a në një kohë të shpejtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania