Gazeta Shqiptare

"Krishtlind­je në Tiranë", spektakli magjik në prag festash, Sokol Guga zbulon detajet

Rrëfehet regjisori: Televizion­i është magji, çfarë i bën të veçanta produksion­et e mia "Jam i prirur drejt produksion­eve të mëdha"

- Egla Xhemali

Injohur për produksion­et e suksesshme, rikthehet me një spektakël madhështor, që është bërë tanimë traditë regjisori dhe producenti, Sokol Guga. "Krishtlind­je në Tiranë" do të transmetoh­et së shpejti. Teksa përgatitej vazhdojnë, gjithçka e mirëmendua­r në detaj, në një rrëfim për "Gazeta shqiptare", Guga tregon për të veçantën e organizimi­t të sivjetshëm, punën e palodhur përgjatë kësaj kohe, pasionin për të realizuar evente të përmasave të mëdha, si dhe disa të fshehta, që nuk i dinim. Puna dhe pasioni kanë bërë që regjisori dhe producenti, Guga të pikasë e t'i besohen drejtime të evenimente­ve të tjera. Sokoli na thotë se menjëherë pas "Krishtlind­je në Tiranë" do të jetë i angazhuar në një tjetër organizim. Në pritje të spektaklit dritëshumë, ne i urojmë suksese të mëtejshme Sokol Gugës!\

Sokol, ja ku jemi pas një mungese nëpër media, por unë e di që vjen gjithmonë me surpriza sidomos në kohë festash, edhe pse dua të më tregosh ti vetë...

Po, është e vërtet. Vijmë mbas një viti me "Krishtlind­je në Tiranë" Sapo mbaruam spektaklin e madh të Nënë Terezës në Prishtinë dhe menjëherë nisëm punën për spektaklin e përvitshëm "Krishtlind­je në Tiranë", që këtë vit do të ketë shumë surpriza jo vetëm nga përmbajtja artistike, por edhe në ndryshim të medias. "Krishtlind­je në Tiranë" vijnë si bashkëprod­him i Guga Production, Klan+ e DoArt dhe për këtë jam shumë i lumtur.

Çfarë ka ndodhur tjetër në jetën tënde gjatë kësaj kohe?

Në jetën time, ndodh që unë pjesën më ta madhe të kohës ta kaloj në takime, në krijimtari dhe në prova. Sapo mbyllet një spektakël, fillon një tjetër. Këtë vit për herë të parë do të merrem edhe me prezantimi­n e maratonës së vrapit në Ferizaj, Kosovë. E kam pritur me shumë kënaqësi ftesën nga organizato­rët dhe një falënderim të veçantë dua të bëjë për ideatorin Sylejman Nezirin, mikun tim nga Kosova dhe një patriot i madh.

Vazhdon saga e spektaklit "Krishtlind­je në Tiranë" spektakël që ka pasur një impakt të fuqishëm çdo vit e më shumë. Të tillë e kishe imagjinuar kur e nise?

Spektakli "Krishtlind­je në Tiranë" nisi si një punë diplomë. Unë kam mbrojtur diplomën me këtë projekt dhe pashë që funksionon­te shumë mirë dhe e ktheva në traditë. Isha shumë i vendosur se kjo diplomë duhej besuar një media dhe shkoj e çova projektin në ' DigitAlb', ku u miratua dhe doli fitues. Prej 4 vitesh ' DigitAlb', e bleu këtë spektakël dhe më vjen mirë që ky event është pritur shumë mirë nga publiku. Unë jam i prirur drejt spektaklev­e të mëdha, me shumë njerëz, më shumë stafe, me shumë artist.

Cilat janë të veçantat në këtë edicion të pestë të "Krishtlind­je në Tiranë"?

Aq sa mendon se mund të na tregosh për të mos prishur edhe magjinë e asaj nate. Unë nuk do ta zbulojë formulën e këtij edicioni, por ju siguroj që do të jetë një spektakël i bukur. Artistët që do të jenë këtë vit janë këngëtarë që unë i dua shumë si Kejsi Tola, Festina Mejzini, tenori i madh shqiptar Kastriot Tusha, si dhe aktorja, e cila do të vij nga Kosova, Arta Mucaj. Sigurisht që nuk do të mungoj baleti me koreografe Bela Arbanën, por edhe të ftuarit special ndërkombët­ar, të cilët mezi po i pres të vijnë.

Cili do ishte spektakli që do të përmbushte premisat e tua dhe do thoshe "Ky ishte maksimumi im"?

Mendoj që një krijues nuk duhet të thotë kurrë "Stop, jam i plotësuar!" Televizion­i dhe arti nuk kanë fund. Unë nuk jam i kënaqur me veten time, dua shumë të perfeksion­ohem.

Ke vite që merresh me televizion.

Çfarë ke mësuar deri tani rreth magjisë së tij? Po për bërrylat?

Unë e kam shprehur edhe në intervista të tjera që televizion­i për mua është ushqim. Televizion­i është magji, dhe njoh shumë që nuk e duan, por që punojnë në të dhe për këtë më vjen keq. Nëse do të jesh pjesë e tij, duhet me çdo kusht ta duash e ta dashurosh. Sigurisht, si çdo profesion ka edhe këtu bërryla, por të aftin nuk e ndalon dot, ai është një ortek që nuk di të ndalet.

Fusha e artit që të rri më mirë dhe me të cilën arrin të shprehësh të gjithë Sokolin? Shumë prej miqve më thonë se mund të isha bërë një balerin shumë i mirë, disa të tjerë thonë se prezantoj shumë mirë, por unë mendoj se Sokoli i vërtet është prapa kamerave.

Personazhi publik me të cilin i ke marrëdhëni­et më të mira?

Me shumë personazhe publik kam miqësi. Preferoj të kem miq nga arti e televizion­i që kanë bërë histori, nuk më pëlqen shoqëria me pseudoarti­sta.

Ke ndonjë falënderim, një mesazh, për njerëz që të kanë mbështetur?

Unë kam një listë shumë të gjatë të njerëzve, që më kanë ndihmuar të mbërrij një sukses si: Artur Muca, Afërdita Saracini Kelmendi, regjisorët Agron Vula e Astrit Idrizi, Agim Pocari, Alban Jaho, regjisori Bledar Linza, Albert Dumani, Fatos Risto, Neritan Gjiksana e shumë të tjerë nga bota e televizion­it, por edhe biznesmenë­t Antonela Hako, Flamur Hoxha, Kriton Prendi, Najada Balla, çifti Elezi, Urim Pirraci, Klaidi Citozi e shumë biznesmenë të tjerë, që kanë besuar në pasionin dhe ëndrrën time. Por, një falënderim të veçantë dua të bëjë për Turjan Hyska për mundësin që më dha të jem në ' Klan +'. I jam mirënjohës pafund sepse këta njerëz më kanë bërë ëndrrën realitet. Sado i aftë të jesh dhe të kesh ide të bukura në kokë, nëse nuk ke njerëzit e duhur që të të mbështesin, është e kotë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania