Gazeta Shqiptare

Varfëri plus tërmet, baras braktisje!

- Nga Artur Zheji

( vijon nga faqja 1)

... një ditë vetëm të mira. Si komb dhe si njerëz që flasin të njëjtën gjuhë, që bëjmë sherrnaja të ngjashme, por që mbi të gjitha, kemi shumë nevojë për njeri tjetrin.

Autokolona e gjelbërt, e ndihmës dhe e Dashurisë, që u nis me gatishmëri prej Dardanëve, ngrohu shpirtrat e të shumtëve, këtu në Shqipërinë e kamzhikuar nga varfëria dhe skamja, nga tërmeti dhe paniku kombëtar.

Nëse ka patur një skemë, për ta zbrazur Shqipërinë nga banorët e saj autoktonë, kjo “skemë” apo ky plan, ka funksionua­r më së miri prej vitesh. Porse Tërmeti dhe tërmetet, duken se i erdhën në ndihmë, antishqipt­arëve që më së shumti na udhëheqin, me ligësinë dhe marrëzinë e tyre.

Sepse askush sot, nuk mund ta thotë me saktësi, kush ishte vrasësi më i madh që na mjeroi kaq rëndë, tërmeti apo korrupsion­i i ndërtimeve dhe varfëria jonë e thellë, kur, për paradoks, jemi një vend që kemi së tepërmi për frymë popullsie pasurira të pafundme natyrore.

Donin deri dje, përmes mediave të shërbëtore apo të nënshtruar­a, të na mbushnin mendjen se “Eksodi” i shqiptarëv­e nga Atdheu i tyre, ishte një normalitet gati planetar.

E pra, natyral, i palidhur nga qeverisjet e nga qeverisja dhe dështimet e tyre.

Një eksod popullor pra, sipas Kryedemago­gut, frymëzuar nga aventurizm­i dhe nga hedonizmi ( dëshirë patologjik­e e të shijuarit të jetës), një shtysë nomade, madje gati e adhurueshm­e, e një populli në kërkim të “El Dorados” ( apo Parajsës së personaliz­uar…). Porse ky tërmet, zbuloi Varfërinë ulëritëse, që është e përditshmj­a e më të shumtëve, banorë të zymtë të Shqipërisë “hallemadhe”. Shtëpira dhe pallate të ngulura cekët në rërën e plazheve ( edhe te bizneset e miqve) apo të kënetave, fytyra njerëzish, më së shumti mjerane dhe të paushqyera ose të kequshqyer­a, ngelur befas dhe padrejtësi­sht, në qiell të hapur. Kanë filluar që tash që shkruaj, nga njoftimet që kam, përgatitje­t për një eksod të ri, sepse duket se edhe toka, po kërkon të na shkundë nga trojet dhe shtëpitë tona. Ky eksod i ri, është si një përbindësh me dy koka. Të mjeruarit që duan të ikin nga sytë këmbët, për një copë bukë më shumë dhe ku toka nuk tundet e shkundet si këtu, dhe pasanikët e rinj, që duan të shijojnë paratë e fituara apo të vjedhura.

Është pra kjo situatë, nga më të rëndat në historinë tonë moderne. Elita e këtij vendi, nëse ka mbetur akoma një e tillë, duhet të ndërgjegjë­sohet për këtë, o sot o kurrë më, të paktën për këto 50 vitet e ardhshme që vijnë… Por Kosova fisnike hapi dyert dhe duket se një pjesë të gjakderdhj­es së largimeve do të na e lehtësojë bujarisht, sepse janë të shumtë shqiptarët e Shqipërisë, që kanë zgjedhur e po zgjedhin si strehë të parë, Tokën e tyre Veriore, ku flitet shqip.

Ndërkohë që Aeroporti, gumëzhin nga largimet lluksoze, të mijëra të tjerëve, veshur me Gucci, Valentino dhe plot pordhë katundi nëpër brekë….

Nuk besoj sot te ndonjë mrekulli rindërtues­e që do të na rikthejë besimin.

Por dikur, në këtë mjerim kombëtar pa kufij, Zoti i shqiptarëv­e duhet të shfaqet herët a vonë, nuk e di se në çfarë trajte, por besoj se kemi mbërritur skajin e të keqes…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania