Gazeta Shqiptare

Bilanci më i fundit pas tërmetit: 6055 banesa të dëmtuara rëndë në 5 qarqe

Voda: 1183 shtëpi të shembura, 83 ekspertë vlerësimi për dëmet

- Voltiza Duro

Dhjetë ditë pas tërmetit shkatërrim­tar numërohen plot 1183 shtëpi të shembura, 5497 të dëmtuara rëndë si dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Të dhënat janë bërë me dije ditën e djeshme nga zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda gjatë prezantimi­t të bilancit të datës 5 dhjetor 2019. "Për sa i përket bilancit paraprak të inspektime­ve të dhënat janë si në vijim: Bashkia Durrës 1267 objekte të inspektuar­a, ku 406 prej tyre janë të pabanueshm­e, ndërsa 70 objekte janë për tu prishur. Bashkia Krujë ka 2185 objekte të inspektuar­a ku 748 janë të pabanueshm­e dhe 8 janë për t'u prishur. Ndërkohë në qytetin e Krujës po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike. Bashkia Shijak ka një numër objektesh të inspektuar­a prej 1497 ku prej të cilave 817 janë deklaruar të pabanueshm­e, ndërsa 285 duhen prishur. Në rang qarku kemi të inspektuar­a 4949 objekte",- theksoi Voda në fjalën e saj. Gjithashtu, vijon me rigorozite­t monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

EKSPERTËT NË TERREN

"Lidhur me ekipet për vlerësimin e dëmeve me ngritjen e njësisë së koordinimi­t për vlerësimin e dëmeve po iu përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë. Numri i përgjithsh­ëm i ekspertëve deri tani është 83; përkatësis­ht Franca me 4 ekspertë, Zvicra me 2; Italia me 8 ekspertë, Greqia me 16 ekspertë, Turqia 8, Maqedonia e Veriut me 16 ekspertë, SHBA me 2 ekspertë, Kosova 20, dhe Izraeli me 7 ekspertë. Ndërkohë dy vende të tjera të cilat pritet të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë Rumania dhe Hungaria",tha Voda. Më tej ajo shtoi se ekipet shqiptare përbëhen nga Instituti i Ndërtimit, inxhinierë­t e Bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamen­ti i Rrugëve të cilët janë ndarë në ekipe ne 11 njësitë administra­tive

Durrës. Inxhinierë­t ndërkombët­arë janë caktuar për të lehtësuar punën e këtyre ekipeve. Lidhur me punën në terren, në të gjithë qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 deri më 5.12.2019 me shembjen sot ( dje) të një objekti në

Shkozet janë shembur 28 objekte në total; 10 në Thumanë dhe 18 objekte në Bashkinë Durrës.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17.30 të ditës së djeshme, numri i thirrjeve të përpunuara nga gjashtë operatorët në dispozicio­n të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 ka qenë 440 në total. Përkatësis­ht ka patur 198 thirrje për ndihmë nga Tirana; 204 nga Durrësi; 36 nga Lezha; 1 nga Elbasani dhe po 1 nga Shkodra. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Puna vullnetare dhe siguria

Zv. ministrja ka bërë me dije se lidhur me vullnetarë­t individë, që në 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicio­n në faqen e- albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëv­e për regjistrim­in si individë apo OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatave problemati­ke në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019- të. Deri më tani kanë mbërritur 336 aplikime individual­e për vullnetarë. Ajo shtoi se për sa i përket sigurisë, strukturat e rendit dhe sigurisë publike në Qarkun e Durrësit të mbështetur nga efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe efektivë rendi kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normalë në qarkun e Durrësit. "Këto struktura janë angazhuar duke mbështetur të gjitha strukturat e tjera që po kryejnë veprime në terren së bashku me strukturat e inspektimi­t, strukturat e emergjenca­ve civile, ruajtjen e vendeve të grumbullim­it të ndihmave, ruajtjen e hoteleve ku janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar. Janë shtuar shërbimet policore në terren, është rritur prezenca dhe patrullime­t duke monitoruar territorin në 24 orë, duke bërë të mundur parandalim­in e veprave kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve",- tha Voda.

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda
Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania