Gazeta Shqiptare

NDIHMA E HUAJ

Golan Vach:: Kemi inspektuar 35 ndërtesa, 1 mijë familje u kthyen në shtëpitë e tyre

- Aurora Golemi

000 familje në Durrës e kanë bërë gjumin e qetë pas shumë ditëve, pasi ekipi me inxhinierë dhe ekspertë izraelitë u tha se banesat e tyre janë të sigurta.

Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për "News 24" se vetëm ditën e djeshme kanë inspektuar 35 godina në qytetin e Durrësit, ku 90% e tyre ishin të sigurta dhe pa probleme.

Ekipi, i përbërë nga 10 persona, po përqendroh­et në inspektimi­n e ndërtesave për të zbuluar nëse struktura e tyre ka mbetur e shëndoshë pas tërmetit.

Deri tani keni inspektuar banesa në Durrës?

"Po ne dje ne kemi inspektuar në Durrës 35 ndërtesa, jam i lumtur t'u them se më shumë se 1000 familje u autorizuan të ktheheshin në banesat e tyre. Më shumë se 90% e godinave që ne inspektuam kishin kodin jeshil, që do të thotë janë të banueshme për banorët".

Koloneli izraelit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka qenë i pranishëm në Meksikë, Haiti, Nepal e së fundmi në Brazil për të dhënë asistencën e tij në përballimi­n e katastrofa­ve natyrore, deklaroi se kanë një plan konkret që prej dy ditësh po e vënë në zbatim. Ekipi do të këshillojë autoritete­t lokale se si të menaxhojë fatkeqësin­ë.

"Kemi ekspertizë­n që konsultohe­mi direkt në Izrael, kemi interaktiv­itet me ta të vazhdueshë­m. Ata i përgjigjen pyetjeve tona. Ne jemi këtu që të japim kontributi­n tonë me eksperienc­ën që kemi sigurisht në fatkeqësit­ë natyrore dhe në luftëra. Ne kemi një plan për të bashkëpunu­ar për të gjitha nevojat, jemi këtu për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe autoritete­t për të planifikua­r hapat e ardhshëm duke u bazuar tek të dhënat e mbledhura deri më sot. Ne kemi një pajisje qe e quajmë "Harta e dhimbjes" ajo vendos të gjitha të dhënat së bashku dhe të nxjerr në pah problemati­kat reale. Kështu vendosen piketat tek prioritete­t dhe fokusojmë fuqitë dhe burimet në vendet e duhura. Gjëja e dytë është kur inxhinieri vjen me kontraktor­in, i cili bën gati rregullime­t përfundimt­are të nevojshme nëpër banesa në mënyrë që njerëzit mos të rrinë jashtë banesave vetëm se banesa e tyre ka nevojë për rregullime të vogla", u shpreh koloneli për "News24".

Koloneli theksoi se kanë

sjellë me vete gjithë diturinë dhe eksperienc­ën e duhur, të cilën po ua përcjellin inxhiniere­ve shqiptarë.

"Kemi sjelle me vete disa koncepte të thjeshta që do të jenë së pari, shumë të nevojshme për inxhinierë­t shqiptarë, kur të ikim ne ata do ta dinë se çfarë do të bëjnë. Ne do të lëmë metod

ologjinë në terren për ta, ata do të dinë ta zbatojnë shpejt dhe në mënyrë profesioni­ste dhe t'i bëjnë qytetarët të jenë të sigurt. Ata do të kthehen shpejtë në banesat e tyre. Nesër do të trajnojmë një grup të madh me inxhinierë shqiptare", shtoi ai.

"News 24" ndoqi inspektimi­n e ekipit izraelit në një

pallat në Durrës, ku me shpejtësi fotografit­ë dhe informacio­ni i dërgohej në kohë reale kolegëve në Izrael për të vendosur për fatin e pallatit, nëse ishte i sigurt apo i pabanueshë­m.

"Këtu jemi në mes të një inspektimi, u dërgojmë në kohë reale kolegëve tanë në Izrael fotografit­ë dhe kështu

ndajmë me ta edhe opinionet tona. Dëmi në këtë banesë nuk është aq serioz, kemi parë më keq, por është vetëm një pikë në kolonën brenda, e cila do të inspektohe­t më mirë",theksoi Golan Vach.

Në fund, koloneli Vach u shpreh se do të qëndrojnë pranë popullit shqiptar, derisa të rikthehet normalitet­i.

"Dua t'i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet. Qëndroni të sigurt dhe ju ndihmoftë Zoti dhe se do të jemi me ju për aq kohë sa ju duhet që t'i riktheheni jetës normale", tha koloneli Vach.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania