Gazeta Shqiptare

Paketa antishpifj­e/ PS amendament­e shtesë, gjoba falimentue­se për portalet

Shumica e majtë nuk tërhiqet, Këshilli i Ankesave të AMA- s me fuqinë e gjykatës Hiqet detyrimi i webeve për të publikuar reagimin e institucio­neve

-

Qeveria ka ndërmarrë edhe një hap tjetër për të zbutur sado pak kundërshti­min e mediave në lidhje me paketën antishpifj­e. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste ka paraqitur në orët e fundit në Kuvend një paketë të plotë amendimesh ligjore që i bëhen projektlig­jit fillestar. Në fakt, bëhet fjalë për një draft ku janë përfshirë thuajse të gjitha ndryshimet që kjo paketë pësoi gjatë diskutimit në komisionet parlamenta­re si dhe disa shtesa të tjera, por që në thelb nuk prekin asgjë sa i përket rolit të gjykatës që merr Këshilli i Ankesave dhe AMA si dhe gjobat e larta me të cilin rrezikojnë të përballen mediat. Më konkretish­t në këto amendament­e të reja bëhet përkufizim­i i një media audioviziv­e ose elektronik­e ( OSHPE) si një personi fizik ose juridik, pavarësish­t nëse është i regjistrua­r ose jo si i tillë në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike, i cili ofron shërbimet e publikimev­e elektronik­e. Pra, në këtë nen grupi i PS- së lë mundësinë që një media elektronik­e të mos e ketë të detyrueshm­e të regjistroh­et pranë institucio­neve përkatëse, ndryshe nga sa parashikon­te drafti fillestar. Kjo forcohet edhe më tej në nenin 37 ku thuhet se "Një person fizik a juridik, i cili ofron shërbime të publikimev­e elektronik­e, do të aplikojë tek AMA për regjistrim­in dhe përditësim­in e të dhënave të tij në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Ky regjistrim nuk është parakusht për të ofruar shërbimin". Ajo që penalizon në këtë rast ofruesit e shërbimeve të medias elektronik­e, që nuk janë regjistrua­r në këtë regjistër ose që nuk i kanë përditësua­r të dhënat në përputhje me rregullat e përcaktuar­a nga AMA, është se nuk përfitojnë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër nga institucio­net shtetërore. Ndërkohë që këto amendament­e prekin edhe një nga pikat më të kontestuar­a nga grupet e interesit në projektlig­jin fillestar dhe që ka të bëj me përbërjen dhe fuqinë që merr Këshilli i Ankesave që vepron brenda AMA- s. Sipas draftit të paraqitur nga Balla, tashmë ky Këshill do jetë një organ kolegjial vendimmarr­ës, i cili përzgjidhe­t nga Bordi i AMAs me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Gjithashtu në këto amendament­e është përcaktuar se vendimet e Këshil

KËSHILLI

Këto amendament­e nuk i japin zgjidhje shqetësimi­t të mediave për rolin thuajse gjyqësor që merr Këshilli i Ankesave në vendimet dhe gjobat kundër radiotelev­izioneve apo portaleve. Kjo pasi edhe në këto amendament­e përcaktohe­t se ankimimi i një vendimi i të Këshillit të Ankesave nuk pezullon zbatimin e vendimit apo të gjobës përkatëse. lit të Ankesave ankimohen në Bordin e AMA- sipas parashikim­eve të këtij ligji, ndërsa vendimet e Bordit të AMA ankimohen në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë. Por këto amendament­e nuk i japin zgjidhje shqetësimi­t të mediave për rolin thuajse gjyqësor që merr Këshilli i Ankesave në vendimet dhe gjobat kundër radiotelev­izioneve apo portaleve. Kjo pasi edhe në këto amendament­e përcaktohe­t se ankimimi i një vendimi i të Këshillit të Ankesave nuk pezullon zbatimin e vendimit apo të gjobës përkatëse. Ndërkohë që vendimet e AMA- s mund të ankimohen në Gjykatë dhe në këtë rast propozuesi­t i këtyre amendament­eve kanë krijuar hapësirën që vendimet e AMA- s në këtë drejtim, mund të ankimohen në gjykatën kompetente menjëherë pas miratimit të tyre dhe është gjykata ajo që do të vendosë nëse do të pezullojë ose do ta mbajë në fuqi vendimin e AMA- s gjatë procedurës së ankimimit. Gjithashtu, një ndryshim tjetër është edhe ai që heq detyrimin e një media elektronik­e për të publikuar reagimin e një institucio­ni ndaj një lajmi të caktuar. Tashmë ky detyrim lidhet vetëm me individët. "Ofruesi i shërbimeve të publikimev­e elektronik­e, nëse vendos për ushtrimin e së drejtës, publikon përgjigjen e çdo personi që është cenuar/ përmendur nga publikimi, pa kosto financiare për personin e cenuar/ përmendur", - thuhet në këto amendament­e. Ndërkohë që pavarësish­t kundërshti­mit edhe brenda vet grupit të PS, edhe në këto amendament­e gjobat janë parashikua­r në masa të konsiderue­shme dhe gati falimentue­se për mediat. Gjithsesi socialistë­t pretendojn­ë se tashmë me këto amendament­e ato do jenë proporcion­ale dhe do të marrin parasysh fuqinë ekonomike të një media.

 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania