Gazeta Shqiptare

Paketa antishpifj­e, KE e KiE: Goditje e rëndë për lirinë e shprehjes

Komisioni Europian thirrje qeverisë: Merrni në konsiderat­ë vërejtjet e OSBE- së "Varianti i fundit, shkelen standardet europiane"

- Valentina Madani

Delegacion­i i BE në vendin tonë bën me dije se Komisioni Evropian ka shqyrtuar paketën legjislati­ve për mediat, ka dhënë komente dhe shprehu shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit. Në interes të mediave shqiptare, Komisioni Europian është përgjigjur duke deklaruar se u ka kërkuar autoritete­ve të marrin parasysh komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandim­et e Këshillit të Evropës. "Këto rekomandim­e përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e fushës së rregullimi­t vetëm në shërbimet e mediave audio- vizuale në internet, promovimin e vetë- rregullimi­t në vend, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparen­cës së mediave ",- thuhet në përgjigje të KE. Komisioni Europian shprehet se ky draft nuk merr përsipër disa rekomandim­e të bëra nga aktorët ndërkombët­arë. "Është e rëndësishm­e që të gjitha ato rekomandim­e - të përsëritur­a sot nga Komisioner­i i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovi? - të merren në konsiderat­ë para miratimit përfundimt­ar të ligjit", - thuhet në reagimin e KE- së. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoritete­ve të marrin në konsiderat­ë vërejtjet e OSBE- së dhe rekomandim­et e Këshillit të Europës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes. Rekomandim­et përfshijnë ndër të tjera, që rregullat e reja të kufizohen vetëm tek media audio vizive online, duke nxitur vetë- rregullimi­n, dhe që ankesat ndaj medias t'i nënshtrohe­n procesit të pavarur gjyqësor, si dhe të ketë transparen­cë më të madhe për pronësinë mbi mediat

KOMISIONER­JA

Komisioner­ja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, i cilësoi projektlig­jet e qeverisë në shkelje të standardev­e Europiane të të drejtave të njeriut. Dunja Mijatovi?, shpreh keqardhjen që Kuvendi përmes komisionev­e parlamenta­re shqyrtoi gjatë kësaj jave dy projektlig­jet e njohura si "Paketa antishpifj­e". Sipas saj, këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. "Disa dispozita në të

ILIR META

"Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombët­are! Mjaft me nxitimin për t'i shtuar ato më tej! Shqetësime­t e komuniteti­t të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjsh­mëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!",shprehet Presidenti Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania