Gazeta Shqiptare

"Antishpifj­a", OSBE: Kemi punuar me qeverinë, do të monitorojm­ë zbatimin e ligjit

"Nuk duhet të pengohet liria e shprehjes"

- Njoftim shitje me ankand

Zyra

e lirisë së medias në OSBE reagoi dje në lidhje me paketën antishpifj­e, e cila pritet të miratohet sot në Kuvend. OSBE shprehet se ka punuar me kryeminist­rin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësua­r projektlig­jet për median, dhe për t'i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombët­are dhe angazhimet e OSBE- së. "Zyra ime do

vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombët­are dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Unë jam veçanërish­t e shqetësuar sepse kompetenca­t diskrecion­ale që u janë dhënë organeve rregullato­re, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimi­t shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend",- shprehet Mijatovi?. Komisioner­ja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut thekson se është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe të mbizotëroj­ë vetërregul­limi nga media, përfshirë mediat online. Mijatovi? u bën thirrje deputetëve të Parlamenti­t të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t'i afrojnë të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur", thuhet në reagimin e OSBE. Mazhoranca pritet ta kalojë për votim paketën antishpifj­e në seancën plenare të ditës së sotme ndërkohë që edhe gazetarët kanë paralajmër­uar protestë po sot kundër paketës antishpifj­e.

ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardev­e të Këshillit të Evropës.

 ??  ?? Komisioner­ja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç
Komisioner­ja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania