Gazeta Shqiptare

"Katastrofë, gjendja e ndihmave", Berisha: Shtyrja e emergjencë­s thellon krizën

-

kryeminist­ri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kryeminist­rin Rama e akuzon si të papërgjegj­shëm jo vetëm për shpërfillj­en që i bëri paralajmër­imit të bërë nga Presidenti Meta, por edhe menaxhimit të situatës. Më tej shkon në akuza kur flet edhe për korrupsion. "Ekipi i ndihmës nuk kishtë as dorëza për të hequr rrënojat, në një kohë kur të gjitha ndodheshin në depo të sjella nga Banka Botërore që në kohën e qeverisë së mëparshme dhe më vonë. Gjithçka ekzistonte, por nuk ekzistonte përgjegjës­ia njerëzore për t'i dalë zot situatës së krijuar. Nuk kishte qen me nuhatje molekulare, sepse Ardi Veliu paçka se taksapague­sit i jepnin 1 milion euro për shkollën e qenve, kishte vendosur t'i eksportoni­n nga Italia dhe katër prej qenve që solli nuk kishin nuhatje, pra i hëngri korrupsion­i", tha z. Berisha për TV "Klan". Tallje e cilëson shpalljen e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore kur flet për mungesën e fondit të rezervës prej 1.4 miliardë lekësh, që sipas tij nuk është vënë në dispozicio­n nga qeveria për të prekurit nga tërmeti. Akuza ngriti edhe për skemën e dëmshpërbl­imit dhe rivlerësim­it të banesave të dëmtuara. "1 milion lekë për familje, kanë qenë 8, 9 apo 1 viktimë, ky ka përdorur formën që përdor policia me falsitet në raste krimi. Mund të jenë mbi 100 ose 120 mijë objekte të dëmtuara që kanë nevojë për vlerësim, jo për t'u shembur, deri sot nuk është vlerësuar as 1/ 10, sepse për t'i vlerësuar duhet t'i kontraktos­h, por duhet të paguash, do u japësh dietën, naftën. Katastrofë është gjendja e ndihmave". Shtyrjen me tre muaj të fatkeqësis­ë natyrore e sheh si thellim të katastrofë­s. "Ka vetëm përpjekje demoniake për të shpëtuar imazhin e tij të nxirë, përgjegjës­inë e tij kriminale për këtë situatë", tha z. Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania