Gazeta Shqiptare

Samiti në Tiranë për minishenge­nin, Haradinaj: Kosova nuk ka ftesë

Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës refuzon samitin me Vuçiç, Zaev e Ramën Zyra e kryeminist­rit: I kemi drejtuar ftesë presidenti­t Thaçi

-

Kosova do të mungojë në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në datën 21 dhjetor në Shqipëri, ose siç njihet tashmë ndryshe në takimin e radhës për minishenge­nin. Kryeminist­ri kosovar në detyrë Ramush Haradinaj bëri dje me dije se Kosova nuk ka ftesë nga Shqipëria për samitin e radhës për minishenge­nin ballkanik që do të mbahet në vendin tonë. Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se nuk kishte një ftesë të tillë nga Tirana, por edhe nëse kjo ftesë vinte nga homologu i tij Edi Rama, ai bëri të ditur se është i vendosur që të mos marrë pjesë. "Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë", - tha Haradinaj. Ndërkohë që insistimit të gazetarëve nëse kishte komunikim me kryeminist­rin Rama për këtë çështje Haradinaj iu përgjigj "Jo, jo s'kam, por edhe ftesë nuk di që kemi marrë për sa kohë unë jam çdo ditë në punë. Unë në Shqipëri kam dëshirë të shkojë çdo ditë, por ftesë nuk kemi marrë", tha Haradinaj.

FTESA

Ndaj kësaj deklarate reagoi dje qeveria shqiptare, e cila sqaroi për mediat se Kosova ishte ftuar të marrë pjesë në nivelin e saj më të lartë, atë presidenci­al. Ndërkohë sipas qeverisë shqiptare, Haradinaj nuk ishte ftuar pasi nuk ishte më një kryeminist­ër që mund të përfaqësoj­ë Kosovën për diçka që duhet ta kryejë qeveria e re. Kryeminist­ria njoftoi se iu është dërguar ftesë njësoj si në takimin e Ohrit. "Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeminist­ri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidenti­t të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi", - njoftoi Kryeminist­ria.

REAGIMI

Menjëherë pas këtij sqarimi ka ardhur një tjetër reagim nga qeveria kosovare. Drejtoresh­a e zyrës për ko

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­ri kosovar në detyrë Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­ri kosovar në detyrë Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania