Gazeta Shqiptare

Miratohet fondi 1 miliard lekë, përfitojnë 6,697 familje

Dokumentet për të marrë bonusin e qeverisë

-

Janë 6,697 familje të mbetura pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit q137 do të përfitojnë subvencion­im të qirasë nga buxheti i shtetit. Fondi në total është 1 miliad lekë. Familjet e pa streha duhet të dorëzojnë 4 dokumente për të marrë bonusin e qirasë. Gjendja e fatkeqësis­ë natyrore do të vijojë deri në fund të marsit të viti të ardhshëm në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Komisioni Parlamenta­r i Ekonomisë ka miratuar të mërkurën dy akte normative: i pari ka qellim propozimin e një kuadri rregullato­r që duhet të koordinojë institucio­net e burimet për përballimi­n e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit dhe rikthimin e çdo të prekuri në gjendjen fillestare; i dyti siguron procedura të përshpejtu­ara për sigurimin e subvencion­it nga shteti për familjet e prekura. Për familjet e mbetura të pastrehë, ligji parashikon kompensimi­n me banesë të re me po të njëjtën sipërfaqe. Familjet që kanë banesa të dëmtuara, por jo të pabanueshm­e do të marrin kompensim financiar dhe në të njëjtën mënyrë do të trajtohen edhe bizneset, të cilat kanë pësuar dëme. Ndërsa përjashtoh­en nga kompensimi familjet që kanë dy shtëpi dhe ndërtuesit. Në rastin e familjeve me dy shtëpi kompensohe­t vetëm banesa e parë, ndërsa për ndërtuesit të cilëve u janë dëmtuar objektet e pa shitura nuk ka kompensim. Dy aktet u paraqitën në Komision nga Zëvendësmi­nistrja e Financave Belinda Ikonomi, sipas së cilës, efekti në buxhet i subvencion­imit të qirave llogaritet në rreth 1 miliard dollarë.

AKTI NORMATIV

Komisioni i Ekonomisë miratoi aktin normativ për përdorimin e procedurës së përshpejtu­ar për subvencion­imin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019, i cili ngarkon njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësis­ë natyrore: të hartojnë listat e familjeve, banesat e të cilave janë shembur ose janë klasifikua­r si të pabanueshm­e me akt konstatimi nga Instituti i Ndërtimit; të vlerësojnë nivelin mesatar të qirasë për struktura të ndryshme apartament­esh brenda 5 ditëve pune, nga hyrja në

fuqi e këtij akti normativ; të miratojnë, në këshillin e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, listën e familjeve përfituese dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkesën për mbështetje buxhetore për financimin ose bashkëfina­ncimin e subvencion­it, në mënyrë elektronik­e dhe shkresore, së

bashku me informacio­nin për numrin e familjeve të ngelura të pastreha, sipas klasifikim­it të bërë nga Instituti i Ndërtimit.

PROCEDURA E STREHIMIT

Nëse një familje, e cila është e regjistrua­r në një njësi të vetëqeveri­sjes vendore, për arsye personale, kërkon të gjejë banesë për strehim

në një njësi tjetër të vetëqeveri­sjes vendore, atëherë përfiton subvencion­imin e qirasë në vlerë të barabartë me atë të njësisë ku ndodhet banesa e dëmtuar. Ndërsa, kur gjetja e një banese për strehim në njësinë ku ndodhet banesa e dëmtuar është e pamundur, konfirmuar nga organi i kësaj njësie, atëherë përfi

 ??  ?? Komisioni i djeshëm i Ekonomisë
Komisioni i djeshëm i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania