Gazeta Shqiptare

INSTAT: Papunësia ulet në 11.4%, niveli më i ulët në 30 vjet

Në terma vjetorë, rritje të punësimit regjistroi industria, shërbimet, bujqësia Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje

-

Papunësia po i reziston ngadalësim­it të ekon omisë, madje duke shënuar një tjetër rënie në tremujorin e tretë të vitit. INSTAT bën të ditur se shkalla e papunësisë ra në 11.4%, nga 11.5% që kishte qenë në tremujorin e dytë. Papunësia është ulur dhe shkalla e punësimit për popullsinë në moshë pune është rritur më tej në 61.5%. Njëlloj si papunësia, edhe shkalla e punësimit ka arritur një nivel rekord për 30 vitet e fundit.

RAPORTI I INSTAT

Instituti i Statistika­ve bëri me dije se në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15- 64 vjeç është 61,5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,3 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,3 %. Ndërkohë në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje. "Në tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës, për popullsinë 15- 64 vjeç, është 69,8 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 1,5 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon të njëjtin nivel, 69,8 %. Për gratë, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 62,0 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 15,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës për gratë është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,3 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është 52,5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 79,0 % duke shënuar një rritje prej 1,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës" vlerëson INSTAT.

PUNËSIMI

Sipas Anketës së forcave të Punës gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 1564 vjeç është 61,5 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2018 në tremujorin e tretë të vitit 2019, është 3,3 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,0 % në sektorin e industrisë, 4,8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,2 % në sektorin e bujqësisë. "Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,3 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e industrisë me 1,9 %, pati ulje të lehtë në sektorin e shërbimeve me 0,2 %, ndërkohë që sektori i bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel. Shkalla e punësimit për burrat është 68,5 %, ndërsa për gratë 54,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 1,2 pikë përqindje dhe për gratë me 2,6 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve 15- 29 vjeç është 41,3 % ose 1,8 pikë përqindje më e lartë se në tremujorin e tretë të vitit 2018. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit është 72,3 %, me rritje prej 1,6 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor në vitin 2018"

PAPUNËSIA

"Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë si për burrat dhe për gratë është 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për gratë ka rënë me 0,3 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15- 29 vjeç është 21,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2019 është 1,8 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup- moshën 30- 64 vjeç është 8,5 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup- moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje" vlerëson INSTAT.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania