Gazeta Shqiptare

Denaj: "Bashkëpuni­m për rritjen e konkurrenc­ës dhe zhvillimit ekonomik"

Tryeza me dhomat e tregtisë së Ballkanit

-

Shqipëria

ka marrë kryesimin e CEFTA- s, një institu cion i krijuar nga Bashkimi Europian për promovimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në Europën Juglindore. Në kuadër të kësaj përgjegjës­ie Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndërmarrë përsipër krijimin e aktivitete­ve, të cilat në fokus do të kenë pikërisht lehtësimin e lëvizjes tregtare ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ministrja Denaj ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Organizatë­s së Dhomave të Ballkanit - ABC, ku në tryezë ndodheshin drejtuesit e Dhomave të Tregtisë në Ballkan, si dhe Presidenti i Unionit të Dhomave dhe Shkëmbimit të Mallrave të Turqisë, z. Rifat Hisarcikli­oglu. Në fjalën e saj ministrja Denaj ka theksuar rëndësinë e eliminimit të barriera së bashkëpuni­mit ndërmjet vendet në mënyrë e rritjes së konkurrues­hmërisë. Më tej, Ministrja Denaj u ndal të tre aspekte thelbësore që ndikojnë në rritjen e konkurrues­hmërisë dhe zhvillimin ekonomik: Dixhitaliz­imi i ekonomisë; arsimi dual i ndërthurur mes teorisë dhe praktikës; intensifik­imin dhe ridimensio­nimin e dialogut mes qeverive dhe dhomave të tregtisë. "Si Ministre e Financave dhe Ekonomisë jam shumë e hapur për të parë mundësinë se si ta ridimensio­nojmë dialogun me dhomat e tregtisë. Është shumë e rëndësishm­e që ai të jetë i bazuar në elementë konkretë dhe analiza teknike për të sjellë dy elementë të rëndësishë­m, një bazë komunikimi me fakte dhe oportunite­t të dhomave ndaj anëtarëve të tyre me shërbime. Për të dy këto elementë, MFE është e hapur për të biseduar me Dhomat dhe për të parë se si të zgjerojë bashkëpuni­min, por njëkohësis­ht të zgjerojmë anëtarësim­in, i cili të jetë efektiv për të gjithë bizneset brenda dhomave", u shpreh Ministrja Denaj. Sipas znj. Denaj, shkëmbimi i eksperienc­ave mes dhomave të tregtisë është një mundësi shumë e mirë për të sjellë në vëmendje të qeverive dhe dhomave të tregtisë masat që duhet të ndërmerren për intensifik­imit e dialogut dhe efektivite­tin e shërbimeve ndaj biznesit, për të arritur rezultate pozitive në zhvillimin ekonomik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania