Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 2.3 milionë euro pasuri në Radhimë, u përfituan nga veprimtari kriminale

Aleksandër Lagji akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale e falsifikim Ja si u përfitua sipërfaqja prej afro 23.00 m2 e mbjellë me pemë nga i dënuari me 3 vite burg

-

Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë vendo sur sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2.3 milionë euro. Sipas policisë, toka e vënë nën sekuestro është në zonën e Radhimës dhe u zbulua pas hetimit pasuror që kishte nisur ndaj shtetasit Aleksandër Lagji, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e". Nga hetimet e kryera nga policia dhe Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikim­it të dokumentev­e. "Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Vlorës, në vijim të goditjeve dhe sekuestrim­eve të njëpasnjës­hme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, ka bërë ekzekutimi­n e një tjetër vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vendosjen e masës së sigurisë pasurore ' Sekuestro preventive'. Kjo sekuestro është bërë mbi sipërfaqen 23 000 m2, e mbjellë me pemë në zonën e Radhimës, vlera financiare e së cilës kap shifrën rreth 2.3 milionë euro", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërkaq, sipas "Shqiptarja. com", Aleksandër Lagji, i dënuar me 3 vite burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, është njeriu që ka ngritur një skemë perfekte të tjetërsimi­t të pronave në bregdetin e Vlorës.

HETIMET

Po sipas "Shqiptarja. com", Prokuroria e Vlorës gjatë hetimeve të kryera ka arritur të bjerë në gjurmët e këtyre mekanizmav­e dhe pak ditë më parë ka vendosur të sekuestroj­ë një sipërfaqe toke prej 22 mijë e 880 metra katror. Hetimet e kryera nga prokurori Kledian Llaho në bashkëpuni­m edhe me oficerët e policisë së Vlorës kanë hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, prona tashmë e sekuestrua­r është vlerësuar me një shumë financiare prej 2.3 milionë euro dhe ndodhet në bregdetin e Radhimës. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se personi nën hetim, Aleksandër Lagji, përdor një sërë mekanizmas­h kontraktua­le, duke firmosur nëpërmjet familjarëv­e të tij, si nënës dhe vëllait dhe më pas arrin të përfitojë me letra sipërfaqe të tëra toke në bregun e detit. Një skemë të tillë, si në rastin e zaptimit të tokës dhe më pas shitjen e saj, Lagji e ka kryer edhe në një territor tjetër në Radhimë, ku për këtë çështje është marrë i pandehur dhe dënuar me dy vite burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Nga verifikime­t e kryera nga "Shqiptarja. com", rezulton se shitja e sipërfaqes tokësore 22880 m2 nga Aleksandër Lagji është kryer duke përdorur emrin e nënës së tij, M. Lagji. Shitja është kryer tek Agim Islamaj dhe sipas kontratës noteriale, vlera e çmimit është 56 milionë lekë të vjetra. Mirëpo nga verifikime­t që janë kryer në Këshillin e Qarkut Vlorë, rezulton se në listën e marrjes së tokës në pronësi në fshatin Radhimë nga babai i Aleksandër­it, Meto Lagji, ky i fundit ka përfituar në vitin 1991, një sipërfaqe toke prej 5000 m2 tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel, në Radhimë të Vlorës. Mandej janë verifikuar me imtësi një sërë dokumentes­h të tjera, ku nga konstatimi i një dokumenti që dyshohet i falsifikua­r, me nr. 2190 dhe pa datë, "Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi" në emër të Meto Lagjit, rezulton se ky i fundit ka përfituar nga Komisioni i Tokës në fshatin Radhimë një sipërfaqe prej 28 mijë e 990 metra katrorë tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel. Ky akt pronësie është përdorur fillimisht për regjistrim­in e sipërfaqes prej 6830 metra katrorë në Hipotekën e Vlorës. Mandej, pikërisht në Hipotekën e Vlorës dokumentet janë firmosur nga juristja e këtij institucio­ni, Blerina Dhrami, e dënuar për "Shpërdorim detyre", e cila ka certifikua­r edhe sipërfaqen tjetër prej 22880 m2, ku fillimisht në 3 nëntor 2006 ka lëshuar certifikat­ën e pronësisë dhe pas 7 vitesh, në 25 mars 2013, kjo juriste ka lëshuar edhe kartelën e kësaj pasurie. Në një kohë kur certifikat­a dhe kartela e pasurisë sipas ligjit dalin në të njëjtën ditë dhe shoqërojnë njëra- tjetrën. Lidhur me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie prej 22 mijë e 880 m2 dhe shitjen e saj te personat e tretë, Prokuroria e Vlorës ka marrë në pyetje nënën e Aleksandër Lagjit, e cila ka deklaruar se nuk dinte se në çfarë rrethana ishte regjistrua­r prona në Prokurorin­ë e Vlorës. Tri ditë pas nxjerrjes së kartelës së pasurisë nga Hipoteka Vlorë, në datën 28 mars 2013, Aleksandër Lagji ka filluar shitjen e pasurisë fillimisht tek Agim Islamaj, të cilit ia ka shitur sipërfaqen prej 22880 m2 kundrejt një shume prej 56 milionë lekësh të vjetër. Mandej, Islamaj ka vijuar shitjen te persona të tjerë, ku ka firmosur 8 kontrata të tjera me blerësit, mes të cilëve edhe avokati i njohur, Eno Bushi. Shitja është kryer në pjesë të ndara, të cilat janë ndarë në 2 prill 2014 dhe të gjitha veprimet janë kryer nga juristja e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të blerësit të parë të sipërfaqes së tokës prej 22 mijë e 880 m2 rezulton se ai nuk ka pasur mundësi financiare dhe nuk ka paguar para për blerjen e kësaj pasurie në Radhimë të Vlorës, por kalimi i pronësisë në emër të tij është kryer me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të pasurisë së tjetërsuar. Prokuroria thotë se fakti që Islamaj nuk njeh asnjë nga personat blerës të kësaj sipërfaqej­e toke, tregon qartë se pas këtij mekanizmi tepër të sofistikua­r qëndron i dënuari me tri vite burgim, Aleksandër Lagji.

 ??  ?? Radhimë
Radhimë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania