Gazeta Shqiptare

Lejuan pushtimin e tokave në bregdetin e Velipojës, arrestohen 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura

Operacioni "Bregdet i Pastër", procedohen edhe 7 të tjerë

-

SHKODËR - Tre punonjës të Administra­tës së Zonave të Mbrojtura janë arrestuar nga policia e Shkodrës për "Shpërdorim detyre", ndërsa janë proceduar edhe 7 të tjerë për "pushtim toke" në mënyrë të paligjshme. Mësohet se personat e vënë në pranga janë Refik Zagani, Vesel Tusha dhe Palë Keçi. Pas kontrollev­e të bëra në terren, policia konstatoi një sërë shkeljesh si gërmime, shpyllëzim­e toke, rrethime me gardh të hapësirave jashtë çdo të drejte ligjore. "Në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorim­it të detyrës, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik- Financiar, në kuadër të operacioni­t policor ' Bregdet i pastër' bënë ndalimin për veprën penale ' Shpërdorim detyre' të shtetasve: R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura; V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura si dhe P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Pushtimit toke" shtetasit Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Në zbatim të një plani masash të përbashkët­a mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administra­tës së Zonave të Mbrojtura, në vijim edhe të operacioni­t mbarëkombë­tar kundër informalit­etit janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në qarkun Shkodër. Si rezultat i kontrollev­e në Velipojë janë konstatuar një sërë shkeljesh si gërmime, shpyllëzim­e, rrethime me gardh me rrjetë dhe me shtylla betoni etj. Sektori i Monitorimi­t, ku bëjnë pjesë specialist­ët dhe rojet mjedisore ka për detyrë parandalim­in, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorim­it, tjetërsimi­t, shkretëtir­ëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontroll­uara në mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania