Gazeta Shqiptare

Katër anëtarët e grupit "Bajri" paditin gjyqtaren Iliriana Olldashi për shpërdorim detyre

"Po tentojnë të na mbajnë në burg me çdo kusht"!

-

TIRANË - Katër anëtarë të grupit "Bajri" kanë kallëzuar penalisht gjyqtaren e çështjes, Iliriana Olldashi, të cilën e akuzojnë për "shpërdorim detyre". Kallëzimi është firmosur nga Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali dhe në të thuhet se "kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit ' arrest në burg' nuk është zbardhur, për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për

Krime të Rënda". Në kallëzimin e depozituar, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali deklarojnë se po mundohen t'i mbajnë me çdo kusht në burg. Këta persona do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësish­t se masa për akuzat e një viti më parë u shuan më datë 22 nëntor. Kjo ka ardhur pas pranimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kërkesës së avokatit mbrojtës të Safet Bajri,

Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi për shuarjen e masës së sigurisë "Arrest me burg" të dhënë më datë 21.09.2018. Megjithatë, 4 anëtarët e grupit "Bajri" qëndrojnë në paraburgim, pasi ndaj tyre mbetet në fuqi dhënia e masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë më 20 nëntor. Edhe me herët, të katër anëtarët e grupit i janë drejtuar Komisionit të Posaçëm të Kualifikim­it me kërkesë ankimore ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi dhe prokurorit Anton Martini, duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë, pasi i akuzonin si njerëz të papërshtat­shëm dhe të nënshtruar nga faktorë politike. Bajrët e Shkodrës u goditën vitin e shkuar në sajë të operacioni­t të koduar "Oaz", ku u arrestuan mbi 10 pjesëtarë të këtij grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 10 masa të reja arresti, ku 5 prej personave të akuzuar me në krye kreun e grupit ndodhen në qeli për vepra të tjera penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania