Gazeta Shqiptare

Kalonin klandestin­ë për 3 mijë euro, arrestohen 2 punonjës të portit, një polic nën hetim

-

DURRËS - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Durrës ka proceduar një punonjës policie me detyrë kontrollor në port, ndërsa ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m mes tyre arrinin të kalonin në kufi persona që kishin probleme në zonën Shengen. Sipas policisë, këta persona u merrnin qytetarëve një shumë prej 3 mijë eurosh. Mësohet se procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit për veprën penale të "Korrupsion­it pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm", pasi shtetasit si dhe personat e tjerë të dyshuar, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin organizoni­n dhe kryenin trafikim, nëpërmjet Pikës së Kalimit Porti Durrës. Pas hetimit për një periudhë 3- mujore, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Durrës, u finalizua operacioni "Sekseri", ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktua­r nga Autoriteti Portual Durrës. Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizont­e dhe ndërmjetës­onte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale, në momentin e arrestimit iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit. Gjithashtu, u arrestua dhe T. D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunë­torit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestrua­n 500 euro. Ndërsa, ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V. C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës. Hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania