Gazeta Shqiptare

Shembja e ndërtesave nga tërmeti, gjykata e Durrësit lë në burg 9 të arrestuari­t

Gjyqi, një prej familjarëv­e të personave të arrestuar humbi ndjenjat Seancë maratonë prej 5 orësh, ndërtuesit dhe zyrtarët kundërshto­jnë akuzat

-

DURRËS - Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit dje ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg' për nëntë personat e arrestuar pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura, qindra të tjerë të plagosur dhe shkatërrim­e të mëdha. Gjatë një seance maratonë prej 5 orësh, togat e zeza të qytetit bregdetar lanë në qeli 5 zyrtarë dhe 4 pronarë. Konkretish­t në arrest me burg janë lënë Arben Isaku, me detyrë ish- drejtor i ALUIZNI- it Durrës; Klajdi Lame, në cilësinë e inspektori­t të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh; Albrend Qetka, në cilësinë e specialist­it të verifikimi­t në terren pranë ALUIZNI- it, Durrës, në objektin pallat 6katësh; Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme; Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme si dhe Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin hotel "Mira Mare".

Gjithashtu u lanë në burg Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit hotel "Tropikal", Dëfrim Celami, në cilësinë e specialist­it që ka përpiluar aktin e ekspertimi­t teknik në objektin pallat 6- katësh si dhe Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë nga "Shpërdorim­i i detyrës", "Falsifikim­i i dokumentev­e", "Vrasja me dashje" e kryer në mënyrë indirekte dhe "Vrasja në rrethana cilësuese" të një ose më shumë personave të kryer në mënyrë indirekte. Gjyqtari që ka shqyrtuar dosjen, Paulin Cera është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çësh

7. 8- 9.

tje u përfaqësua nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli. Vendimi i togave të zeza është pritur me mjaft tensione nga familjarët e personave të arrestuar. Ndërkaq, mësohet se një

prej familjarëv­e të personave të arrestuar nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Ndërkohë që avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre dhe seanca që ka zgjatur rreth 5 orë u shoqërua me debate të ashpra.

 ??  ?? Të arrestuari­t pas tërmetit në Gjykatë
Të arrestuari­t pas tërmetit në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania