Gazeta Shqiptare

Transplant­i i veshkës i financuar 100% nga shteti, 90 përfitues për 2019- ën

Manastirli­u: Pjesë e paketave shëndetëso­re falas

-

Ministrja

e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u ka vizituar Manuelin, 9- vjeçarin nga periferia e Tiranës, i cili ka kryer transplant­in e veshkave falas, me financim 100% nga shteti. "Jemi të lumtur që këtë mundësi ja dhamë Manuelit, ne do e ndjekim në vazhdimësi shëndetin e tij. Manueli është pacienti më i vogël që ka kryer transplant­in, duke marrë një zgjidhje përfundimt­are, pa patur nevojë t'i nënshtrohe­t më procesit të dializës", u shpreh Ministrja Manastirli­u. Manuel Ferati ka lindur me një veshkë dhe që prej muajve të parë të jetës ka kaluar më shumë kohë në spitale. Dy muaj më parë ka kryer transplant­in e veshkës, të cilën ja ka dhuruar i ati, ndërsa financimi i ndërhyrjes së kushtueshm­e është mbuluar 100% nga shteti.

Aktualisht Manueli dhe i ati janë në gjendje të mirë shëndetëso­re. "Manueli është pacienti më i vogël që ka përfituar nga transplant­i falas dhe jemi shumë të kënaqur për këtë sepse për ne fëmijët janë të parët.

PACIENTËT E 2019- ËS

"Por Manueli nuk është i vetmi, sepse janë 29 pacientë këtë vit që e kanë përfituar transplant­in falas, duke zeruar listën e pritjes. Para disa vitesh as nuk mendohej të kryheshin të tilla procedura të tilla me financim nga shteti për shkak të pagesave të larta, kurse sot financohen 100% nga shteti. Ne do ta vazhdojmë dhe do ta shtrijmë edhe në sistemin publik transplant­in" tha Manastirli­u. Transplant­i i veshkave është pjesë e paketave shëndetëso­re falas, të cilat financohen nga shteti në spitalet publike dhe jopublike. Që prej fillimit të kryerjes së transplant­it falas 4 vite më parë, 90 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen falas në sistemin jopublik, me financim 100% nga shteti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania