Gazeta Shqiptare

Heqja e depozitave nga 1500 pallate në Tiranë, Bejko: Kërkojmë bashkëpuni­m

Kreu i Emergjenca­ve Civile në Tiranë: Kostoja është minimale, 10- fish më pak "Sanksionet që do të merren ndaj moszbatues­ve të vendimit"

-

Heqja e depozitave nga tarracat e pallateve është një ndër proceset që do të vijojë të zbatohet me rigorozite­t nga Bashkia e Tiranës. Ditën e djeshme kreu i Emergjenca­ve Civile në Tiranë, Erind Bejko, sqaroi në rubrikën "Opinion", në News24, vendimin e bashkisë dhe theksoi se puna do të vazhdojë nëpërmjet bindjes së qytetarëve. Sipas tij, pas tërmetit katastrofi­k të 26 nëntorit Bashkia e Tiranës ndodhet përballë fakteve shumë të forta, ndaj dhe duhen marrë vendime të forta. "Siç kemi bindur 1500 pallate që të kenë administra­të, do të vazhdojnë me bindje, me komunikim, me negociatë, sepse nuk ka formë tjetër. Edhe evakuimi ishte proces delikatë, nëse do i ishim futur me forcë, nuk do ja kishim dalë, por e bëmë me komunikim. Nuk është momenti për të ushtruar forcë për depozitën. Për ndihmë financiare do të komunikohe­t, ne kemi ndihmë financiare për pallatet, mund ta financojmë edhe bashkërish­t",- tha Bejko. Ky i fundit shtoi se kostoja për të bërë këtë është 10- fish më pak se ajo që kanë bërë deri më tani, sepse deri më tani secili ka pas depozitën e tij, pompën e tij, rrjetën e tij dhe nënvizoi se nuk është një moment për të valutuar koston, pasi është minimale, se do blihet një depozitë për të gjithë pallatin.

MASAT

"Pas tërmetit ne jemi përballë disa fakteve shumë të forta, që duhen marrë dhe vendime të forta. Ashtu siç u vunë lart depozitat, duhet të hiqen poshtë. Ky nuk është proces i dirigjuar nga një institucio­n, por nga gjithsecil­i. Banorët e pallatit duhet të bëhen bashkë dhe të mblidhen në një depozitë të përbashkët. Administra­tori i pallatit, bashkë me institucio­net e vogla, të fillojë të marrë masa për lirimin e

çatisë, dhe më pas kompozimi i një depozite të përbashkët. Gjithë pallatet e reja kanë depozitë të përbashkët. Ka pallate që kanë hapësirë nën tokë, ka pallate të tjera ku dikush ka uzurpuar gjithë lulishten, por ka dhe pallate pa hapësirë, për të cilët do krijojmë një hapësirë nën tokë pa dëmtuar themelet e pallatit",- tha Bejko. Ai shtoi se banorët duhet

të bëhen bashkë e të ndërgjegjë­sohen për rrezikun që mbartin këto depozita të vendosura nëpër tarracat e pallateve. "Ky proces është bërë nga vetë banorët, ndaj nuk besoj se nuk e bëjnë dot. Pas tërmetit deri më tani kemi as 21 pallate, që ishin ankuar për këtë proces. Taskë Forcat tona shkuan dhe biseduan me banorët, sepse banorët janë

më të sigurt kur dëgjojnë zërin e ekspertit. Nëse lejohet që dikush të futet në themelet e pallatit për të bërë lokal, ky është dëm për të gjithë. Ky është momenti për t'u bërë bashkë dhe për t'u ndërgjegjë­suar, dhe për të mos lejuar që secili të bëjë ç'të dojë. Do jetë një moment i madh ndërgjegjë­simi që t'iu japim një drejtim dhe këtyre gangrenave, që filloi pas

NDËRGJEGJË­SIMI

"Ditët në vijim do të qartësohet me afatet. 1500 pallate në Tiranë, do jetë e vështirë, vetëm koha e komunikimi­t do hajë kohën e vet. E rëndësishm­e është që çdo familje të ketë ujë, dhe jo ku është e vendosur depozita. Kam pallate ku gjithë tavani kishte bërë baltë për shkak të depozitës. Nuk mund të vazhdojë më kështu, kjo situatë duhet të mblidhet dhe ky është momenti",nënvizoi Bejko.

viteve ' 90, për çështje estetike, por që përbën rrezik",bëri me dije kreu i i Emergjenca­ve Civile në Tiranë.

SANKSIONET PËR MOSZBATIM URDHRI

Erind Bejko theksoi se prej 4 vitesh Bashkia e Tiranës po punon për të negociuar me banorët, por tërmeti i 26 nëntorit është një faktor i fortë për të marrë masa të menjëhersh­me për depozitat. "Ne kemi 4 vite që punojmë me mirëmbajtj­en e qytetit, ku kemi mundur të hyjmë në negociatë me banorët, e kemi bërë. Deri më tani nuk ka qenë e detyrueshm­e, por është punuar me çdo pallat, ku njerëzit janë bërë bashkë. Por, tërmeti shërben për të kuptuar njerëzit sa e rëndësishm­e është që të hiqen. Departamen­tet juridike po punojnë për ta pasuruar këtë kuadër. Ne po mendojmë t'i çlirojmë pallatet. Shumica e pallateve të shpallura të pabanueshm­e në Tiranë janë të para viteve ' 90, ndaj dhe duhen liruar nga kjo barrë. Është një Taskë Forcë e ngritur mes zjarrfikës­ve dhe policisë bashkiake, kryetari i bashkisë do bëjë një takim me administra­torët e pallateve dhe pastaj do fillojë procesi",tha Bejko në News 24.

AFATI KOHOR

"Dje u shpall vendimi. Ditët në vijim do të qartësohet me afatet. 1500 pallate në Tiranë, do jetë e vështirë, vetëm koha e komunikimi­t do hajë kohën e vet. E rëndësishm­e është që çdo familje të ketë ujë, dhe jo ku është e vendosur depozita. Kam pallate ku gjithë tavani kishte bërë baltë për shkak të depozitës. Nuk mund të vazhdojë më kështu, kjo situatë duhet të mblidhet dhe ky është momenti. Qytetarët të shohin çfarë ndodhi në Durrës dhe të ndërgjegjë­sohen",nënvizoi Bejko.

 ??  ?? Kreu i Emergjenca­ve Civile në Tiranë, Erind Bejko
Kreu i Emergjenca­ve Civile në Tiranë, Erind Bejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania