Gazeta Shqiptare

Erdogani kërcënon se do të mbyllë bazat strategjik­e për ushtrinë e SHBA

Turqia i ka kërcënuar SHBA me hakmarrje, nëse ato vendosin sanksione ndaj Ankarasë për blerjen e raketave ruse "Po të jetë e nevojshme, ne do t'i mbyllim Incirlikun"

-

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan kërcënoi se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjik­e të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashington­i vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

"Po të jetë e nevojshme, ne do t'i mbyllim Incirlikun dhe, gjithashtu, Kurecikun",- i tha Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan stacionit A Haber të dielën, duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. "Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksionev­e, ne do t'u përgjigjem­i atyre në kuadrin e reciprocit­etit."

Incirliku është një bazë ajrore në jug të Turqisë, që ka luajtur një rol të madh në operacione­t ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, dhe së fundmi kundër grupit "Shteti Islamik" ( IS) në Siri dhe Irak. Ushtria amerikane ka strehuar gjithashtu rreth 50 bomba bërthamore me gravitet B- 61 në këtë bazë. Në Kurecik në Turqinë lindore ndodhet një stacion radari i NATO- s.

Në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e ngriti gjithashtu çështjen e mbylljes së dy bazave për SHBA nëse Uashington­i vendos sanksione.

SANKSIONET NË HORIZONT

Ligjvënësi­t amerikanë kanë bërë presion ndaj presidenti­t amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S- 400 të Rusisë, për të cilin Uashington­i thotë se është i papajtuesh­ëm me NATO- n dhe kërcënon avionët luftarakë F- 35. Si reagim, SHBA e larguan Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F- 35, në të cilin Ankaraja ishte partner.

Administra­ta e Trumpit deri tani është përmbajtur për të mos vendosur sanksione ndaj aleates së NATOs, për blerjen e S- 400. Sipas një ligji amerikan të njohur si Akti i Kundërshti­mit të Kundërshta­rëve me sanksione ( CAATSA), shtetet që blejnë pajisje të caktuara ushtarake nga Rusia duhet të sanksionoh­en.

Marrëdhëni­et midis dy aleatëve të NATO- s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër IS- it. Pasi ushtria amerikane u tërhoq nga kufiri turko- sirian, Turqia arriti një marrëveshj­e me presidenti­n rus Vladimir Putin për të patrulluar veriun e Sirisë. Turqia e konsideron milicinë YPG siriane kurde një grup terrorist me lidhje me kryengritë­sit kurdë që luftojnë në një kryengritj­e 35- vjeçare kundër shtetit turk. Erdogani kërcënoi të dielën gjithashtu se do të hakmerret ndaj SHBA, pasi Senati dhe Dhoma votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid. Trumpi nuk e ka nënshkruar rezolutën.

 ??  ?? Presidenti turk
Rexhep Tayipp Erdogan
Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan
 ??  ?? Baza ushtarake Incirlikun
Baza ushtarake Incirlikun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania