Gazeta Shqiptare

Pacolli çon në prokurori dosje për krimet e luftës dhe gjenocidin serb

"Serbia, politikë shtetërore të orkestruar gjenocidal­e"

-

Shefi

i diplomacis­ë kos ovare, Behgjet Pacolli, ka transferua­r në prokurorin­ë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëv­e në Kosovë. Këshilltar­i i tij, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ' këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidal­e kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP- i, grupet paramilita­re të kontrollua­ra nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive".

"Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga figura të korruptuar­a si Dick Marty, të cilët përdorin materiale të siguruara nga MUP- i, Ushtria dhe Inteligjen­ca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucio­ne që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi",- ka shkruar Zyberaj.

"Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga figura të korruptuar­a si Dick Marty, të cilët përdorin materiale të siguruara nga MUP- i, Ushtria dhe Inteligjen­ca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucio­ne që vranë shqiptarët

tani për të bërë drejtësi"

POSTIMI I ZYBERAJT:

"Sot, Zëvendës Kryeminist­ri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka transferua­r në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëv­e në Kosovë. Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidal­e kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP- i, grupet paramilita­re të kontrollua­ra nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive",- shkruan ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania