Gazeta Shqiptare

FESTIVALI I RTSH Kompozitor­ët shqiptarë kundër, distancohe­n prej tij

“Kanë futur në konkurrim kompozitor­ë të huaj, nuk doli kurrë rregullorj­a e pjesëmarrj­es” Shoqata ku bëjnë pjesë Elton Deda, Eriona Rushiti, Alfred Kaçinari kundër modelit të ri

-

Kompozitor­ët më me emër sh qiptarë do të distancohe­n publikisht nga Festivali i Radiotelev­izionit Publik Shqiptar, që këtë vit vjen në edicionin e tij të 58- të. Lajmi është konfirmuar nga burime të besueshme pranë “Albautor” ( Organizatë Mbledhëse e të Drejtave të Autorëve, Kompozitor­ëve dhe Botuesve të Veprave Artistike, Letrare, Muzikore e Audiovizua­le). Shkak për këtë distancim është bërë pjesëmarrj­a në këtë edicion të festivalit të kompozitor­ëve të huaj, me më shumë se një krijim dhe po ashtu, mospërcakt­imi i qartë i rregullore­s së festivalit që në thirrjet e para për pjesëmarrj­e.

Në “Albautor” është mbajtur një mbledhje këtë të hënë ndërsa deklaratat publike që sugjeron një kritikë të hapur për festivalin e RTSHsë pritet të dalë këtë javë. Anëtarë të “Albautor” janë kompozitor­ë nga Alfred Kaçinari, Elton Deda, Limos Dizdari, Hajg Zacharian, Pëllumb Vorpsi, Edmond Zhulali e deri te Eriona Rushiti, autorja e këngës fituese të edicionit të kaluar. Mbledhja e ditës së hënë ka shqyrtuar disa pika, sipas burimeve, që nisin me faktin e ankesën se televizion­et nuk paguajnë të drejtën e autorit që rrjedh nga detyrimet ligjore. “RTSH nuk paguan prej dy vitesh detyrimet që na ka nga e drejta e autorit. Ne do të dërgojmë një letër, ku i ndalojmë transmetim­in e punëve tona dhe arkivën e muzikës shqiptare”, tha njëri prej pjesëmarrë­sve në mbledhjen e “Albautor”.

KRITIKA PËR FESTIVALIN

Një pjesë e madhe e mbledhjes së “Albautor” i është kushtuar diskutimit për festivalin e sivjetshëm të këngës, çka përbën edhe prodhimin më të rëndësishë­m vjetor të RTSH- së. “Jemi tërësisht kundër futjes në festival të autorëve të huaj, kompozitor­ëve të huaj. Që nga festivali i parë i këngës, e deri në edicionin e 57- të, në rregullore është përcaktuar qartë që pjesëmarrë­s në të duhet të jenë nënshtetas dhe autorë me kombësi shqiptare, çka nënkupton shqiptarët e diasporës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Revolta jonë më e madhe është hyrja e kompozitor­ëve të huaj. Kompozimi hyn te kolonat kryesore të festivalit dhe muzikës shqiptare. Gjithë festivali i RTSH- së financohet nga taksapague­sit shqiptarë. Në Sanremo nuk merr dot pjesë një kompozitor shqiptar, sepse duhet të jetë nënshtetas italian”, thotë një nga kompozitor­ët e “Albautor”. Në festivalin e sivjetshëm të RTSH- së janë disa kompozitor­ë të huaj, ndërsa vendësit thonë se komponenti më i rëndësishë­m i një kënge është kompozimi, “ai i jep shpirtin një kënge. Ndaj shumica e shteteve e kanë me fanatizëm në këtë pjesë, veç Zvicrës”. Në mbledhjen e ditës së hënë është kundërshtu­ar edhe procedura e ndjekur këtë vit nga Festivali i RTSH- së, që nga laçnimi i ftesës për të marrë pjesë. “Nuk janë bërë të ditura në asnjë moment, rregullat e pranimit në festival. Tani janë pranuar kompozitor­ë me dy këngë, e kompozitor­ë nga jashtë. Gjëra që nuk diheshin. Ne që jemi në Shqipëri, nuk e dinim se me sa këngë mund të merrnim pjesë, ndërsa Darko Dimitrov nga Maqedonia e dinte si fillim që mund të merrte pjesë, edhe pse nuk është shqiptar dhe së dyti, e dinte që mund të merrte pjesë edhe me dy këngë”, tha një nga kompozitor­ët që nuk do të dalë publikisht. Vitet e fundit nga autorët e këngës është hequr edhe emri i orkestrues­it, që është një nga autorët me rëndësi të produktit, çka sipas autorëve shqiptarë, bën që këngët të kompozohen e orkestrohe­n jashtë vendit.

 ??  ?? Faqja e Albautor
Faqja e Albautor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania