Gazeta Shqiptare

MIRUSH KABASHI VLERËSOHET ME ‘ DOCTOR HONORIS CAUSA’ NË TETOVË

-

Aktori

i njohur shqiptar Mirush Kabashi është vlerësuar me titullin ‘ Doctor Honoris Causa’ në Universite­tin e Tetovës. Titulli i është dhënë për ‘ merita dhe kontribut të jashtëzako­nshëm në fushën e artit dhe kulturë, për përcjellje­n e mesazheve universale të veprave artistike nëpërmjet akrimit të veçantë, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, për guximin qytetar dhe intelektua­l në mbrojtje të lirisë, demokracis­ë e dinjitetit njerëzor, si dhe për mbështetje­n e përhershme të Universite­tit të Tetovës’. Dorëzimi i titullit ju bë në një ceremoni të mbajtur ditën e hënë në qytetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Artisti 70- vjeçar, që nga mesi i viteve ’ 90, kur ngriti në skenë “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” punon në mënyrë thuajse vetmitare, duke krijuar një profil të veçantë aktorial. Bashkë me duartrokit­jet e publikut në të gjitha skenat e vendit, por edhe në ato të Evropës, SHBA dhe Kanadasë, Mirush Kabashi është nderuar nga Presidenti I Republikës me titujt “Artist i Merituar” në vitin 1983, “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 1998 dhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” më 2014. Karriera e tij 48- vjeçare si profesioni­st ka nisur në bankat e shkollës së mesme me rolet e kuestorit te “Qielli i kuq” i Tefik Çaushit dhe doktor Adhamudhit në komedinë e Çajupit “Pas vdekjes”. Fëmijë i tretë mes katër djemve në familjen e Musa dhe Menduhije Kabashit, aktori i ardhshëm u dallua menjëherë për cilësitë e tij sportive dhe artistike, çka i bëri drejtuesit e vëmendshëm të jetës artistike në Durrës që ta drejtojnë atë në Institutin e Arteve. Më shumë se 100 premiera teatrale e 20 filma artistikë janë vetëm një pjesë e kontributi­t të aktorit që ka lindur në më 17 prill 1948.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania