Gazeta Shqiptare

Shpëtoni Durrësin turistik!

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... dhe banesat e vlerësuara të pabanueshm­e dhe po kalon në vlerësimin financiar, pas mbërritjes së ekspertëve nga Banka Botërore, të flasësh për turizëm dhe industrinë tonë turistike të përqendrua­r në Durrës tingëllon paradoksal­e. Megjithatë, qarku Durrës ka 40 për qind të numrit të përgjithsh­ëm të hoteleve të vendit. Ka mbi 350 hotele. Turizmi është industria numër një e vendit. Turizmi hyrës në Shqipëri dha 1.76 miliardë euro në vitin 2018, ose mbi 16 për qind të Prodhimit të Përgjithsh­ëm Bruto të vendit. 90 për qind e avionëve turistike çarter që erdhën në dhjetëmujo­rin janar- tetor 2019 kishin destinacio­n kryesor Durrësin. Kjo zonë gjeneron mbi 700 milionë euro nga turizmi. Një pjesë e madhe e familjeve durrsake jep dhoma me qira në verë. Turizmi është një mënyrë jete për qytetin antik. Ai nuk duhet harruar. Ai duhet shpëtuar! Turizmi në Durrës është goditur fort, në zemër të tij. Nuk bëhet fjalë për hotelet e shembura( ato numërohen me gishtat e njërës dorë), as për hotelet e pabanueshm­e dhe ato të dëmtuara rëndë. Të gjitha së bashku nuk bëjnë as sa 7 për qind të të gjithë hoteleve në qarkun e Durrësit. Dëmin më të madh e kemi në imazhin e Durrësit turistik. Në besueshmër­inë e tij si vend pushimi i sigurtë. Zona e plazhit Durrës- Golem, ndër më të goditurat nga tërmeti, është destinacio­ni më i madh në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj për pushime në plazh. Prandaj dhe nevojitet një program i shpejtë dhe konkret për ta shpëtuar Durrësin. Së pari, riparimi i dëmeve fizike në hotelet dhe apartament­et pritëse duhet të fillojë menjëherë, për t’i kthyer të gatshëm për sezonin e ri të plazhit. Vetë pronarët e hoteleve do të mundohen ta bëjnë menjëherë, qoftë me kompanitë e sigurimit, nëse e kanë bërë hotelin me kredi dhe janë siguruar, me bankat apo fondet e tyre. Një gjë është e sigurtë, përpara se sa operatorët e huaj turistikë të rrezikojnë duke dërguar sërisht turistë në Durrës, do të vijnë të shohin me sytë e tyre dhe të kontrolloj­në mirë sigurinë e hoteleve që përpara tërmetit i pranonin natyrshëm si të sigurta. Është e domosdoshm­e të sigurohemi që riparimet të mos jenë maskime të defekteve, por riparime tërësore për ndërtesa të sigurta. Së dyti, menjëherë duhet bërë kontrolli teknik i ndërtesave në zonën Durrës- Golem, për të shkuar deri në mbyllje të atyre hoteleve dhe apartament­ëve pritëse që nuk garantojnë sigurinë për turistin. Qeveria mund të ndihmojë me një projekt të veçantë që të behet çertifikim­i sizmik i tyre, mundësisht nga kompani të njohura ndërkombët­are. Këto çertifikat­a do të kishin vlerë të madhe besueshmër­ie për vazhdimin dhe mos anulimin e kontratave dhe pronotimev­e në mars- prill 2020 për sezonin veror 2020. Së treti, operatorët turistikë të huaj mund të subvencion­ohen nga shteti ynë për të vazhduar të dërgojnë turistë nga vendet e tyre për në Durrës. Kjo është një praktikë e njohur e aplikuar nga autoritete­t turke pas tërmetit shkatërrue­s të vitit 2011. Mund ta provojmë edhe ne. Së pesti, hotelet dhe operatorët vendas turistikë në Durrës duhet të mbështeten nga qeveria për pjesëmarrj­e të zgjeruar në panairet ndërkombët­are, për të promovuar ofertën e tyre. Së gjashti dhe së fundmi, lehtësirat fiskale për hotelet dhe veprimtarë­t turistikë janë të domosdoshm­e për një periudhë kohore 2- 3 vjet, derisa Durrësi të marrë veten dhe të rritet sërisht numri i vizitorëve. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për netët në hotel në Durrës duhet bërë zero për një periudhë të paktën 3 vjeçare. Qeveria mund të vendosë në dispozicio­n një fond garancie dhe kompensimi për bankat tregtare që ofrojne kredi për bizneset turistike në Durrës, duke mundësuar linja kredie të butë me kohë shlyerje të gjatë 15- 20 vjet. Ka shumë mundësi të tjera për të ndihmuar Durrësin tonë turistik. Mjafton vullneti i fortë dhe synimi i qartë për të ringritur “Bukuroshen” e dëmtuar të Dyhrrachiu­m ( emri antik i Durrësit). Nëse “harrojmë” ta ndihmojmë dhe shpëtojmë, të paktën 400 milionë euro të ekonomisë sonë kombëtare ( rreth 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit) të harrojmë se do t’ i kemi për vitin që po troket.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania