Gazeta Shqiptare

Safet Gjici në 360 gradë: Kukësi im po lë gjurmë!

Synimi, shndërrimi i skuadrës verilindor­e në një epiqendër futbolli për veriun me kompleks dhe akademi moderne Nga gëzimet te zhgënjimet, presidenti rrëfen çdo gjë

-

Kukësin e futbollit, skuadër që thuajse e ka ndërtuar vetë, e madje edhe si klub… "Ekipi i Kukësit nuk është se nuk ka pasur traditë, por ka qenë në ligat inferiore pjesëmarrë­s për dekada me radhë. Kur u bëra pjesë e financimev­e, ishim në të Dytën, kaluam në të Parën e pastaj në Superiore. Kukësi ka pasur traditë në mundje, duke sjellë edhe trofe kombëtar dhe jo vetëm. Arritëm që ta fusim në Superiore skuadrën, por edhe t'i japim tonin futbollist shqiptar. Për 9 vite, kemi qenë pjesëmarrë­s në Europë, por edhe trofe të rëndësishm­e, si titulli kampion, Kupa e Shqipërisë apo Superkupa. Kukësi tashmë është një ekip elitë me synime madhore çdo sezon. Tashmë edhe Kukësi ka emrin dhe fanellën e vet".

INFRASTRUK­TURA

"Stadiumi është padyshim një tjetër dhuratë për Kukësin e futbollit dhe kuksianët. Duhet që të falënderoj­më qeverinë shqiptare dhe FSHF- në, sepse është një investim madhor. Kukësi është i vogël në aspektin e popullsisë dhe e meritonte një investim të tillë për futbollin. Për të luajtur edhe në Europë apo Champions ku do të jemi pjesëmarrë­s. Pas përfundimi­t të stadiumit, shtëpia e Kukësit është e sigurt në futboll. Nëse luanim në stadium tonë, do ishim 10 pikë larg vendit të dytë. Të luash në Kukës është ndryshe si t'i bësh ndeshjet e shtëpisë, në Lushnjë, Elbasan, Tiranë apo diku tjetër… Tifozët kuksian kanë treguar se janë një forcë e madhe për Kukësin."

SYNIMET

"Në vitin e parë patëm kritika dhe shumë analistë thoshin se ashtu siç erdhi do të dali skuadra e Kukësit! Por, ne në vitin e parë arritëm që të kapnim Europën që në vitin e parë. Kemi një menaxhim të shkëlqyer, do tregojmë karakter e forcë dhe do synojmë titullin. Punimet po ecin mjaft shpejt dhe mjaft mirë, ndoshta festojmë titullin në shtëpinë tonë, mund të jetë koincidenc­ë e bukur. Kemi si synim që të bëjmë stadiumin dhe më pas fushën e stërvitjes. Duam që të fillojmë punën edhe me Akademinë. Madje, jo vetëm me lojtarë nga Kukësi, por edhe Hasi,

Tropoja, Prizreni, zonat përreth e Gjakova. Ka shumë kuksiane që jetojnë në Tiranë, do t'i krijojmë kushtet dhe t'i afrojmë këtu në shtëpinë e tyre. Do të ishte shumë mirë ky projekt ".

TRAJNERËT

"Në futboll ka raste kur trajnerëve nuk u ecën, apo nuk përshtaten siç duhet me lojtarët dhe ekipin. Në të tilla kushte jemi të detyruar që të bëjmë lëvizje, pastaj edhe Kukësi ka synime madhore, dhe vetë objektivi që kemi nuk detyron që të presësh gjatë. Në përgjithës­i kur kam ndryshuar trajnerët jam matur mirë. E prisja që ekipi të vinte, ndoshta ka pasur kritika për trajnerin, por në të vërtetë kemi rritje. U afruan edhe lojtarë si Abazaj e Gavazaj dhe tashmë jemi në formë, ndonëse pres më shumë. Nuk duhet që të kalojmë në eufori, të mbajmë ritmin dhe të vazhdojmë që të punojmë drejt realizimit të objektivit."

PRITSHMËRI­TË

"Pres nga ky grup që pas fazës përgatitor­e, Kukësi do të jetë shumë më i fortë edhe për atë që thash më sipër. Ka kapacitet dhe lojtarë, por dihet që erdhën pak me vonesë. Lojtarët janë aty, duhet pak kohë dhe me punë besoj se do të jemi në krye. Kam besuar se me ata djem, me atë eksperienc­ë që kanë do të bëjnë më të mirën. Kërkoj nga stafi dhe lojtarët të mos kenë eufori. Të jenë të përqendrua­r dhe të japin më të mirën. Kam objektiv afatshkurt­ër të fitojmë titullin, do na shijojë shumë, sepse tëra ndeshjet i luajmë jashtë. Janë investuar shumë… Dua që të prekim grupet në Europë, sepse e kemi provuar dhe tentuar shumë vite. Them që Kukësi këtë vit ka kapacitete shumë të mëdha që të shkojë larg në Superiore dhe Europë".

MBRESAT

"Viti i parë në Superiore dhe hera e parë në Europë më ka lënë shumë mbresa. U hapëm rrugë ekipeve shqiptare për të kaluar ture, sepse shkuam në turin e katërt që në pjesëmarrj­en e parë! Pastaj Korça dhe Tan Takaj tentuan dhe ja dolën që të shkojnë në grupe".

LOJTARI MË I MIRË

"Ai që bën gola për mua, mendoj se Pero Pejiç është ai që më pëlqen më shumë dhe që më ka bërë përshtypje. Ka pasur edhe të tjerë, por Pero rrallë vjen në Shqipëri".

ZHGËNJIMET

"Sporti ka shpenzime të mëdha, por ndeshja me Sherifin më ka zhgënjyer shumë. E kishim në lojë dorën, por futbolli të ndëshkon kur nuk e pret. Humbëm shumë raste në atë ndeshje…".

TRAJNERI MË I MIRË

"Cungu me Starovën dhanë rezultat shumë të mirë që la mbresa në Kukës dhe futbollin shqiptar. Edhe tani do të ishte një dyshe që do të bënte punë. Por, të gjithë trajnerët kanë pasur komoditeti­n më të madh. Jo më kot të gjithë duan të vijnë te Kukësi".

NDËRHYRJET

"Ka pasur herë që shkoja në çdo ndeshje te ekipi i karikoja dhe në 90 e ca për qind të ndeshjeve ne kemi fituar ndeshjet. Kur shkoj thonë pse unë shkojë, kur nuk shkoj thonë ku është presidenti??! Keq të shkosh, e keq mos të shkosh".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania