Gazeta Shqiptare

Dënohet me 1 vit burg, Salianji: Çështjen do ta çoj në Strasburg

"Babalja', ish- deputeti kërkon pafajësinë, flet për provën kyçe të dosjes "Nuk ka mafie që më ndal, do dal me emra konkretë"

-

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi dje me 1 vit burg ish- deputetin e PD- së Ervin Salianji, në lidhje me çështjen ' Babalja'. Po ashtu togat e zeza dhanë 2 vite burg për Fredi Alizotin, ndërsa për Albert Veliun 3 vjet 5 muaj burg. Pavarësish­t vendimit për Salianjin, demokrati nuk do të arrestohet, pasi duhet të ketë vendim të formës së prerë. Mësohet se fajtor është deklaruar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 orë pune në shërbim publik. Gjatë seancës ishin të pranishëm, kolegët e tij, ish- anëtarë të grupit të PD, si Spaho, Celaj, Boçi, Alibeaj, Balliu etj. Në momentin kur u dha vendimi ata thirrën Turp, turp ndaj gjyqtarit Gjermeni. Kujtojmë se prokuroria në pretencën e saj kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish- deputetin e PD- së Ervin Salianji, dënim që konvertohe­t në 3 vite shërbim prove sa i takon akuzave për çështjen ' Babalaja', ku vëllai i ishministr­it të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj u fajësua për trafik droge. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin prokuroria kërkoi 1 vit burg, dënim ky që të zëvendësoh­et me 200 orë pune publike të detyruara.

REAGIMI

Ish- deputeti demokrat, Ervin Salianji e cilësoi dënimin e tij nga ana e gjykatës si një vendim politik. Salianji u shpreh para mediave se organi akuzës nuk pati asnjë provë kundër tij për çështjen "Babalja". Ish- deputeti i PD nuk i kurseu as akuzat në drejtim të gjyqtarit të çështjes. "Ka disa shkelje të qarta që e bënë këtë vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më parë. Po ky gjyqtar në një çështje timen me një përfaqësue­s të PS është tërhequr për faktin se ishte në konflikt interesi. Nuk ka mafie, llucë, as qelbësira që më ndalin dot dhe s'më izolojnë. Kanë tërhequr në një llum dhe llucë të vogël edhe disa prokurorë dhe disa gjyqtarë që i kanë të partisë së vet për t'i shërbyer mafias. Kjo nuk më tremb, por më bën modestish, më të fortë, pasi jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësue­s të PS",- deklaroi ish deputeti i PD- së. Salianji paralajmër­oi se do ta apelojë çështjen ndërsa nënvizoi se nëse do të jetë nevoja do ta çojë deri në Strasburg. "Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie iu shërben mafies. Jam i privilegju­ar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s'më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk është kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do

Lideri

i PD- së Lulzim Basha reagoi ashpër dje pas vendimit të gjykatës për të dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë të ish- deputetin demokrat Salianji. Kreu i PD- së akuzoi kryeminist­rin Rama se hodhi në erë dy kolonat e demokracis­ë, dënoi opozitën dhe po tenton ti mbyllë gojën mediave. Akuza të forta pati edhe për gjyqtarin që mori vendimin. "Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohe­t sërish nën pushtetin e Edi Ramës. Për PD- në dhe për mua personalis­ht, nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Për ne nuk ka asnjë surprizë për hakmarrjen të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgu­t. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre", tha z. Salianji.

"BABALJA"

Pranverën e 2018- ës, PD botoi 2 audio- regjistrim­e, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir

Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua "Babalja", pasi dëshmitari X i Partisë Demokratik­e, i cili ishte i përfshirë në audio- regjistrim­e, thirrej në to me pseudonimi­n Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër- arreste për protagonis­tët e audio- përgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën "Babalja" dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Pas shpalljes së vendimit të djeshëm nga gjyqtari, pritet që brenda dy javësh të publikohen edhe argumentet ligjore që çuan trupën gjyqësore që të marrë një vendim të tillë. Pasi të shpallen edhe argumentet duke e bërë vendimin publik, Salianjit dhe të tjerëve u lind e drejta që ta apelojnë atë në gjykatën e Apelit.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- deputeti i PD- së, Ervin Salianji
Ish- deputeti i PD- së, Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania