Gazeta Shqiptare

Treguesit fiskalë / Financat, mungojnë 116 milionë euro në buxhet për 11- mujorin

-

ardhurat në buxhetin e shtetit për 11 mujorin arritën ne 421.3 miliardë lekë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat shënuan një rritje minimale prej 3.4%. Teksa inflacioni mesatar për 11 mujorin ishte 1.5% dhe rritja ekonomike pritet në rreth 3% këtë vit, atëherë zgjerimi real i të ardhurave është negativ. Në raport me planin, diferenca është thelluar më tej në nëntor. Për 11 mujorin, financave u mungojnë nga parashikim­i fillestar rreth 14.3 miliardë lekë, ose 116 milionë euro. Kjo shumë është sa gjysma e asaj që qeveria me zor ka arritur të sigurojë për fazën e parë të rindërtimi­t pas tërmetit shkatërrue­s në Durrës, zonën e Lezhës dhe më pak në Tiranë. Vetëm në nëntor, të ardhurat ishin 37.9 miliardë lekë, ose 4.2 miliardë lekë më pak se plani, por duke qenë brenda linjës së mesatares mujore prej rreth 38 miliardë lekë të mbledhur deri tani. Në muajt e fundit financat gjithnjë parashikoj­në një rritje të planit, që kulmon në dhjetor, ku parashikoh­en të mblidhen 49 miliardë lekë. Por, duke pasur parasysh tendencën mujore dhe sidomos pasojat e tërmetit tek bizneset në Durrës, dhe stepjen që mori ekonomia në dhjetor, performanc­a e muajit të fundit të vitit pritet të jetë negative. Për 11 mujorin, zëri me ecurinë më të keqe në buxhet ishte tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH). Të ardhurat nga TVSH ranë me 4.4% në raport me faktin e një viti më parë, duke qenë ndërkohë dhe 11.2 miliardë lekë më pak sesa plani. TVSH është një tregues direkt i konsumit në ekonomi. Nga ana tjetër ndikim ka pasur dhe përjashtim­i nga TVSH i nënkontrak­torëve të gazsjellës­it TAP, çka tregon për varësinë e lartë që kishte ekonomia nga një projekt i vetëm. Performanc­a e dobët e tyre u kompensua nga tatimi mbi të ardhurat personale, që solli 5 miliardë lekë më shumë sesa plani, i ndikuar nga amnistia e dividendit, që u ul nga 15 në 8% edhe për fitimet e viteve të mëparshme me kusht që të paguhej brenda shtatorit. Edhe tatim fitimi solli 3.1 miliardë lekë më shumë se plani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania