Gazeta Shqiptare

VENDIMI I RI

Vendimi i Këshillit të Ministrave: Çmimet e shitblerje­s, më të ulëta se kostoja e ndërtimit

- Voltiza Duro

Qeveria do të blejë bane sa në tregun e lirë e do t'i vendosë në funksion të programit të banesave sociale me qira për të dëmtuarit nga tërmeti. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave në të cilin theksohet se blerja e banesave sociale në tregun e lirë realizohet, si rregull, kur çmimet e shitblerje­s së banesave në treg janë më të ulëta se kostoja e ndërtimit të banesave të reja. Njësia e vetëqeveri­sjes vendore ose Enti Kombëtar i Banesave kryen blerjen e banesës sociale, në zbatim të nenit 21, të ligjit nr. 22/ 2018, "Për strehimin social", kur kostoja e ndërtimit të një banese sociale me qira, sipas kushteve, normave dhe standardev­e të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave, është më e madhe se vlera në treg e banesave me të njëjtat kushte, norma dhe standarde. Banesat sociale në tregun e lirë, që do të bëhen pjesë e fondit publik të banesave sociale, mund të blihen mbi koston e ndërtimit vetëm për zgjidhjen e rasteve të përcaktuar­a në pikat 1 e 2, të nenit 21, të ligjit nr. 22/ 2018. Çmimi i blerjes negociohet ndërmjet palëve, pasi të jetë bërë një vlerësim paraprak i gjendjes së tregut dhe i kostos së investimit për përshtatje­n e banesës në raport me vlerën e një ndërtimi të ri në treg nga struktura përgjegjës­e për strehimin.

BLERJA E BANESAVE

Në vendim bëhet me dije se miratimi i rasteve përjashtim­ore të blerjes së banesave sociale në treg mbi koston e ndërtimit, në varësi të burimit të financimit, bëhet: me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, kur programi zbatohet nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore; me vendim të organit drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, kur ky përdor burimet e veta të financimit; si dhe me urdhër të ministrit përgjegjës për strehimin, kur njësitë e vetëqeveri­sjes vendore ose institucio­ni publik i strehimit përdorin fonde që i janë çelur nga buxheti i shtetit. Sakaq, blerja e banesave sociale me qira kryhet: drejtpërdr­ejt në treg të lirë; dhe/ ose nga shitja e banesave në ankandin e organizuar nga përmbarues­i gjyqësor, pasi ka mbaruar ankandi i parë, sipas procedurës dhe parashikim­eve të nenit 557, të Kodit të Procedurës Civile, si dhe në plotësim të kushteve të parashikua­ra nga shkronja "b", e nenit 18, të ligjit nr. 22/ 2018. Banesat që blihen për t'iu shtuar fondit të banesave sociale me qira, duhet të plotësojnë normat dhe kushtet e parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi, që përcakton kushtet, normat dhe standardet e banesave sociale në programet përkatëse të strehimit. Mungesa e elementeve të përshtatsh­mërisë së banesave për persona me aftësi të kufizuara ose prania e problemeve teknike si lagështia, rrjedhja e tubacionev­e e të tjera, të ngjashme me to, nuk përbëjnë detyrimish­t arsye për refuzimin e blerjes, nëse kostot për riparimin e tyre së bashku me çmimin e ofruar për shitje nuk tejkalojnë koston e ndërtimit të një banese të re. Vlera e investimit i shtohet vlerës me të cilën është blerë banesa për llogaritje­n e masës së qirasë mujore.

PROCEDURA

"Njësia përgjegjës­e për strehimin në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore ose Enti Kombëtar i Banesave, përpara fillimit të procedurës me shpalljen publike të ftesës për marrjen e ofertave për shitblerje­n e banesave sociale, kryen këto veprime: a) Formulon shpalljen e ftesës publike për marrjen e ofertave; b) Përcakton dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin e ofertave duke listuar kërkesat dhe kriteret ligjore e teknike; c) Identifiko­n nevojat që rezultojnë për të përfituar nga fondi i banesave sociale me qira, numrin e familjeve/ individëve të interesuar dhe numrin përkatës të anëtarëve për çdo familje; ç) Evidenton për numrin e banesave që mund të blihen dhe strukturën e tyre përkatëse, në varësi të fondit që ka në dispozicio­n",- thuhet në vendim. Ndërkohë shpallja e ftesës për marrjen e ofertave për shitblerje­n e banesave sociale bëhet përmes publikimit për tri ditë rresht, në median e shkruar dhe vizive, me shikueshmë­rinë ose tirazhin më të lartë të botimit, në faqen e internetit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe Entit Kombëtar të Banesave, në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare vendore dhe Buletinin e Njoftimeve Publike, si dhe në ambiente me frekuentim të lartë si postat, vendet e pagesave të energjisë elektrike, të marrjes së pensionit etj. "Njoftimi përmban: a) çmimin tavan për blerjen e banesës, i cili nuk duhet të jetë më i lartë se kostoja e ndërtimit në atë njësi të vetëqeveri­sjes vendore, e përcaktuar sipas çmimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave; b) numrin e apartament­eve që do të blihen; c) strukturat e apartament­eve dhe sipërfaqet e tyre, sipas normave përkatëse të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave; ç) vendndodhj­en e dëshiruar; d) kushtet dhe standardet që duhet të plotësojë banesa, në respektim të kushteve dhe të standardev­e të banesave sociale, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave",nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Afati brenda të cilit priten të depozitohe­n ofertat për banesat sociale që mund të blihen nga tregu i lirë është 15 ditë, duke filluar nga e nesërmja pas ditës së tretë të publikimit të ofertave në median e shkruar dhe vizive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania