Gazeta Shqiptare

Kukësi drejt kurorës së dimrit, Partizani nis pikiatën në renditje

Të kuqtë në krizë totale, 3 humbje radhazi dhe kreu shkon 5 pikë larg. Luftëtari befason Skënderbeu­n me golat e Likës Verilindor­ët thyejnë Vllazninë dhe janë + 3 nga Bylisi

-

Kukësi hedh një hap tjetër të sigurt drejt objektivit të parë sezonal, atë të kampionit të dimrit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mundi në transfertë 2- 1 Vllaninë, duke vijuar serinë pozitive të javëve të fundit. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për formacioni­n verilindor, që forcon më tej pozitat në vendin e parë të renditjes. Gjithçka e lehtë për kuksianët, që gjetën golin e epërsisë që në minutën e 8- të. Roca i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe me një diagonale të saktë ndali topin në rrjetë. Nuk sollën asgjë minutat e mbetura të pjesës së parë. Shkodranët dështuan të barazonin shifrat, ndërsa miqtë nuk arritën të gjenin golin e qetësisë. Ai do të vinte shpejt me rikthimin në fushë pas pushimit. Në minutën e 51- të, Roca asiston Shkuraj, që përpara portës nuk gabon për të dyfishuar rezultatin. Kukësi ia vështirëso­n punën vetes, kur në minutën e 74- rt i lejoi Vllaznisë të rihapë sfidën me golin e Krymit. Por vetëm kaq, pasi shpresat e shkodranëv­e për pikë u shuan me vërshëllim­ën e fundit që zyrtarizoi triumfin e Kukësit, që merr edhe dhurata nga rivalët direktë, duke u shkëputur më shumë në vendin e parë të renditjes.

5 kartonë të kuq dhe 1 gol vendosën sfidën Teuta- Partizani. Shumë zhurmë, shumë

Ditën

e diel do të luhet edhe java e fundit e Kategorisë Superiore për këtë vit kalendarik. Më pas ekipet do të marrin pushimet e fundvitit dhe do të nisin grumbullim­in për fazën përgatitor­e. Kalendari i së dielës rezervon një sfidë spektakola­re si ajo mes Kukësit dhe Skënderbeu­t. Të dyja skuadrat vijnë nga situata krejtësish­t të ndryshme. Verilindor­ët firmosën sot fitoren e tension në fushë dhe në fund një fitore e bujshme e durrsakëve, të cilët kapin të kuqtë në tabelën e klasifikim­it. Kampionët në fuqi janë zyrtarisht në krizë, 3 humbje radhazi kanë bërë që të zbresin ndjeshëm në tabelën e klasifikim­it, nga kryesues tashmë e shohin kreun minus 5 pikë. Në "Niko Dovana" gjithçka u vendos nga 11 metra distancë, ku Sherif Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, një gol

që në fund rezultoi një trepikësh. Një përplasje e Korderos me Beqjan solli kaos në fushën e lojës, ku jo vetëm dy protagonis­tët, por edhe lojtarë nga të dy stolat u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund tabloja e skuq me kartonin e dytë të verdhë për Shkallën, që e dërgoi në 5 numrin e kartonëve të kuq.

Shpëtimi mbetet një mision i vështirë, por Luftëtari nuk ka ndërmend të dorëzohet. Konfirmimi për këtë vjen me fitoren 2- 0 kundër Skënderbeu­t, që thellon më tej krizën e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Heroi i gjirokastr­itëve ishte padyshim Griseld Lika, autor i dy golave në suksesin e vendësve. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për të zotët e shtëpisë, që pritën vetëm nëntë minuta për të festuar epërsinë. Lika goditi saktë duke lënë pa shanse portierin kundërshta­r. Pa asnjë efekt në rezultat, përpjekjet e Skënderbeu­t në pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, të besuarit e Ilir Dajës do të merrnin edhe goditjen e KO. Sërish Lika, ai që në minutën e 53të vendosi firmën e tij edhe në golin që vulosi suksesin për Luftëtarin. Me këtë fitore, Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve, por gjithsesi mbetet ende larg zonës së shpëtimit. Nga ana tjetër, vështirëso­het sezoni i Skënderbeu­t, që me 20 pikë pas 16 ndeshjeve blindohet në vendin e tetë që do të thotë play- out.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania