Gazeta Shqiptare

Arben Kraja në krye të SPAK- ut, ata që shkelin ligjin duhet të kenë frikë

55- vjeçari nga Shkodra ka qenë hetues para viteve ' 90, ja dosjet që hetoi Detyra: Hetim korrupsion­it në nivele të larta

-

Prokurori i Prokuror isë së Përgjithsh­me, Arben Kraja, është zgjedhur kryetar i Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe Anti- Krim i Organizuar, e njohur si SPAK, pasi ka arritur të sigurojë më shumë vota se kundërshta­rët e tij, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Votimi është bërë nga anëtarët dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, prej ku prokurori Kraja ka marrë gjashtë vota, kundrejt Altin Dumanit, i cili ishte dhe kundërshta­ri më i fortë, por që mori katër vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Edvin Kondili, ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.

Te Kraja ka prevaluar eksperienc­a në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore, ndërsa Gent Ibrahimi votoi Kondilin, pasi ka vlerësuar platformën e tij dhe për faktin se një institucio­n i ri si SPAK do të kishte një drejtues që s'e ka provuar më parë këtë pozicion, nisur nga fakti që Edvin Kondili nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese.

SPAK do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsion­in deri në nivelet më të larta politike.

Arben Kraja, i moshës 55vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë është kryeprokur­ori i SPAK, që do të hetojë korrupsion­in në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Pak minuta pasi u votua në KLP , pas garës me Altin Dumanin dhe Edvin Kondilin, kryeprokur­ori i SPAK paralajmër­oi abuzuesit e ligjit.

Anila Hoxha: Ju thatë në KLP se do jeni i egër, kush duhet të ketë frikë?

Arben Kraja: Ata që shkelin ligjin.

I njohur si prokurori që hetoi për korrupsion ishgjyqtar­en e lartë Majlinda Andrea, apo si prokurori i dosjes Durrës- Kukës, me të dyshuar të atëhershëm, Lulzim Bashën, Arben Kraja në platformën e tij para KLP garantoi se SPAK nuk do të favorizojë miqtë apo të lajë detyrimet ndaj të tjerëve. Tashmë kryeprokur­ori i SPAK garanton edhe qytetarët.

Me rivalet e tij, Dumani e Kondili, Kraja do punojnë tashmë në SPAK, për të cilin pritshmëri­të janë të larta.

Kraja e ka nisur karrierën si hetues në vitin 1987, më tej vazhdoi si jurist pranë policisë financiare, gjatë vitit 2001- 2002 drejtor i njësisë antikorrup­sion pranë këshillit të ministrave, për t'u kthyer më pas edhe si prokuror, duke përfaqësua­r

çështje të juridiksio­nit fillestar në Gjykatën e Lartë, mes tyre edhe ato për shpifje kundër disa deputetëve. Por

sfidat e Krajës dhe shtatë të tjerëve lidhen me premtimin që ata dhanë për luftën ndaj korrupsion­it.

Pas kësaj deklarate, Arben Kraja dje iku në këmbë, ashtu siç ka vepruar gjithë këto vite, teksa shërbente si

SALIANJI: SHPRESA TEK SPAK

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, theksoi se Partia Demokratik­e e mbështet krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, e njohur ndryshe si SPAK. Salianji tha se frika më e madhe janë rezultatet konkrete, që do të ketë pikërisht kjo strukturë.

prokuror pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Nga nesër rutina e tij ndryshon duke nisur nga mbrojtja!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania