Gazeta Shqiptare

Prokurorët e SPAK betohen te Meta, SHBA: Iku koha e të paprekshmë­ve

"Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit demokratik e ligjor"

- Valentina Madani

Trupa prej 8 prokurorës­h e zgjedhur nga KLP- ja u betuan dje mbi Kushtetutë para kreut të shtetit, Ilir Meta, në Presidencë. "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesiona­le!". Pas 3 vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, SHBA dhe BE janë kujdesur që të kenë përfaqësue­sin e tyre në ceremoninë e betimit për të dhënë mbështetje­n për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Në ceremoninë solemne nga mozhoranca mori pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pas përfundimi­t të ceremonisë së betimit, Ambasada e SHBAve në Tiranë, duke shprehur edhe njëherë mbështetje­n për drejtësinë e re thekson se tani me krijimin e SPAK, njerëzit e paprekshëm do të dalin para drejtësisë.

MBËSHTETJA

Pak pas betimit te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të 8 prokurorëv­e të SPAK- ut, reagoi ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një mesazhi në "Facebook", ambasada thekson se nga dita e djeshme, Shqipëria ka një organ prokurorës­h të angazhuar për të identifiku­ar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët, të cilët u betuan këtë mëngjes te Presidenti Meta si anëtarët e parë të zyrës së Prokuroris­ë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishë­m në themelimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe Krimit të Organizuar ( SPAK). Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA- ve në Tiranë shprehet se nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorës­h të angazhuar për të identifiku­ar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish- zyrtarë apo zyrtarë si dhe bosë të krimit, in

dividë këta që në të shkuarën janë konsiderua­r si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor. Shtetet e Bashkuara theksojnë se do të mbetet partner i palëkundur në mbështetje të SPAK- ut dhe të të gjithë aty

re që kërkojnë t'i japin fund pandëshkue­shmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

REAGIMI

Më herët, betimi i 8 prokurorëv­e të SPAK u përshëndet edhe nga Bashkimi Evropian përmes ambasa

RUIZ CALAVERA

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t ( ONM), Genoveva Ruiz Calavera, ka përshëndet­ur betimin e 8 prokurorëv­e të SPAKut. "Mirëpresim ngrohtësis­ht betimin e tetë anëtarët e parë të SPAK- ut. Një hap thelbësor për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar në Shqipëri", shkruan Calavera.

dorit Luigi Soreca. "BE mirëpret betimin e 8 prokurorëv­e të SPAK- ut para presidenti­t. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër etapë e rëndësishm­e për zbatimin e drejtësisë. Lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të or

ganizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësim­it në BE", - thuhet në reagimin e BE- së. Zyra e delegacion­it të BE- së kërkon nisjen e menjëhersh­me të punës nga 8 prokurorët. "Tani ata janë gati për të fil

luar punën. Një tjetër etapë e rëndësishm­e për zbatimin e drejtësisë. Lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësim­it në BE", - shprehet ambasadori i BE- së në Tiranë.

 ??  ?? Betimi i prokurorëv­e të SPAK, dje në presidencë
Betimi i prokurorëv­e të SPAK, dje në presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania