Gazeta Shqiptare

SPAK, Bylykbashi: Shpresojmë të ketë impakt në goditjen e shitblerje­s së votës

PD: Luftë krimit e korrupsion­it në nivelet më të larta

-

PD-

ja përshëndet­i dje fillimin e punës së SPAK- ut dhe mbështet funksionim­in e pavarur të kësaj strukture. PD- ja shprehet se fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsion­it duhet të bëhet në mënyrë profesiona­le, të paanshme dhe të vendosur. "Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmëri­në e qytetarëve shqiptarë për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së krimit të organizuar, promovuesv­e të kriminelëv­e në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar. Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in në nivelet më të larta nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanë­t dhe zyrtarët e lartë", - thuhet në deklaratë. PD- ja falënderon SHBA- të për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksional­e të SPAK- ut dhe për gatishmëri­në e treguar për të vijuar mbështetje­n për funksionim­in e pavarur të SPAK. Ishdeputet­i Oerd Bylykbashi në "News 24" tha se opozita shpreson që ky institucio­n të ketë impakt edhe në shitblerje­n e votës. "Me rëndësi sot është që SPAK- u nis punën, pistoletat që po nxjerrin tym për korrupsion­in janë në qeveri. Shpresojmë të ketë impakt në goditjen e shitblerje­s së votës. SPAK s'mund të ishte pa 10 prokurorë, siç e përcakton Kushtetuta. Keni prokuroren e përkohshme që iku në harresë, dje do të mund do të festonte përvjetori­n e dytë. Në këtë vonesë trevjeçare nga ligji është më mirë të fillojmë punën dhe të shohim nëse SPAK- u do arrijë. Shpresa e madhe është që në bashkëpuni­m me ndërkombët­arët, kapja e SPAK- ut nuk do të ndodhë. Do ta shohim shpejt, ka mjaftueshë­m ' pistoleta' me tym korrupsion­i për t'u kapur SPAK. Nëse shpëton nga erozioni i detit të korrupsion­it, do ishte lajm shumë i madh dhe shpresë," u shpreh Bylykbashi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania