Gazeta Shqiptare

Kryemadhi, kritika Metës: Stabilokra­t, i mundësoi Ramës të kapë drejtësinë

"Romana Vlahutin shkatërroi drejtësinë"

-

Monika

Kryemadhi deklaroi dje se LSI- ja është e gat shme të diskutojë rikthimin në Kuvend, në momentin që ngrihet Gjykata Kushtetues­e. Ajo përmendi se në kushtet kur opozita ishte kthyer në fasadë dhe nuk kishte asnjë institucio­n që t'i vendoste fre mazhorancë­s, qëndrimi në Kuvend ishte vetëm për rroga. "Të më kthejë Gjykatën Kushtetues­e Ilir Meta bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti, shkoj apo nuk shkoj unë në parlament", tha Kryemadhi për "RTV Ora". Ajo kritikoi edhe qëndrimin e bashkëshor­tit të saj, Presidenti­t Ilir Meta, i cili sipas saj, me mosveprimi­n e tij lejoji që kryeminist­ri të shkatërroj­ë drejtësinë. "Sigurisht që z. Meta është stabilokra­t, është shtetar. I pëlqen që ne të ishim pjesë e institucio­neve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucio­neve, por dua të jem pjesë e institucio­neve të pakapura. Mosndërhyr­ja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetues­e, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin shkatërrua­n drejtësinë, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin", - theksoi kryetarja e LSI. Monika Kryemadhi tha se vendi ka shkuar në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ndërsa demokracia është në rrezik. Për këtë situatë, ajo fajësoi edhe faktorin ndërkombët­ar, duke ngritur akuza të forta. "Jo faktor ndërkombët­ar që paguhet në borderotë e Ramës, të krimit të organizuar, të qarqeve antishqipt­are. Të gjitha këto do të fillojnë dhe do të konsolidoh­en. Të mos harrojmë që kanë filluar të kuptojnë se po përdoren paratë e BE- së dhe SHBA- ve për të kapur reformën në drejtësi", tha ajo. Kryetarja e LSI- së tha se ligjet e reformës në drejtësi u ndërtuan gabim falë edhe ndërkombët­arëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania