Gazeta Shqiptare

Procesverb­ali, deputetët socialistë që nuk e votuan paketën antishpifj­e

Kuvendi ka publikuar raportin për votimin ditën e mërkurë të ligjeve për median elektronik­e Shtatë deputetë të opozitës së re bashkuan votat me socialistë­t

-

Mazhoranca e majtë votoi të mërkurën mes shumë kundërshti­ve paketën antishpifj­e, e cila sipas komuniteti­t të gazetarëve dhe Bashkimit Europian përbënë hapa pas në lirinë e medias në Shqipëri dhe censuron lirinë e shprehjes. Por pavarësish­t oponencës së fortë, shumica qeverisëse gjeti plotë 80 vota në sallën e Kuvendit për t'i miratuar këto ndryshime në ligjin e medias dhe që i japin AMA- s rolin e një gjykate që mund të vendos gjoba deri në 20 milionë lekë kundër mediave të ndryshme audioviziv­e apo edhe elektronik­e. Kjo falë edhe vullnetit të një pjese të deputetëve të opozitës parlamenta­re, të cilët edhe pse kishin kundërshtu­ar më parë draftet e paraqitura nga qeveria gjatë procesit të votimit në sallën e Kuvendit votuan pro. Kuvendi publikoi dje tabulatin e votimit për paketën antishpifj­e, ku në tabelë janë të gjithë deputetët që votuan pro saj, ku ndër ta janë dhe disa parlamenta­r nga opozita. Kështu 7 deputetë opozitarë mbështetën mazhorancë­n në këtë nismë dhe bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiun, Ediola Brahan, Ramazan Gjuzin, Selami Jenisheri, Aurora Marën, Nimet Musajin dhe Edmond Stoj- kun. Ndërkohë që sa i përket vetë mazhorancë­s, ra në sy mungesa e votës së Edi Ramës ( ishte larguar për në Itali), Bashkim Finos apo Fate Velajt. Gjithashtu, dihet tashmë edhe vota abstenim e ish- ministrit socialist për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Pjesa e tjetër e shumicës qeverisëse u tregua e bashkuar në këtë votim duke votuar në bllok pro kësaj pakete, ndonëse disa deputetë si Musa Ulqini apo Fidel Ylli kishin shfaqur rezerva gjatë diskutimit në komisione, sidomos sa i përket nivelit të gjobës apo rolit të Këshillit të Ankesave. Ndërkohë që deputetët që guxuan dhe votuan kundër sipas këtij tabulati votimi janë: Arben Elezi, Kujtim Gjuzi, Halil Jakimi, Korab Lita, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Alban Zeneli. Ndërsa deputetët që abstenuan, përveç Ditmir Bushatit, janë edhe Kostaq Papa, Klajdi Qama dhe Besnik Troplini. Ajo që bie në

RAMA

Ajo që bie në sy është numri i madh i deputetëve që kanë pasur kartën e prezencës aktive dhe nuk kanë votuar. Mes tyre është emri i kryeminist­rit Edi Rama, i cili faktikisht duhet të ketë lënë kartën vënë në aparaturë, pasi fizikisht ndodhej në Itali në momentet e votimit. Po ashtu deputetë që aparatura i tregon se kanë qenë prezent por nuk votuan janë: Arlind Cacani, Ligoraq Karamelo, Muslim Murrizi, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski dhe Halit Valteri

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania