Gazeta Shqiptare

Rezistenca e opozitës, Basha: Fund regjimit të Ramës, rotacion politik

"Ministri që kanabizoi Shqipërinë dënohet me shërbim prove, Salianji që e denoncoi me burg" "Brenda janarit ' Zgjedhorja', zgjidhja dy palë zgjedhje"

-

Lideri i opozitës Lulzim Basha mblodhi dje ishgrupin parlamenta­r dhe kryesinë e PD- së me të cilët diskutoi situatën e fundit politike, dënimin e ish- deputetit Ervin Salianji, PPP- të dhe mbështetja e qeverisë ndaj oligarkëve si dhe ligjin antishpifj­e. Basha në mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe të ish- grupit parlamenta­r, tha se rruga që të që çon në zgjidhjen e krizës politike dhe në hapjen e negociatav­e me BE- në, është zbatimi i kushteve të Bundestagu­t dhe zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale në një ditë. Kreu i PD- së hodhi akuza në drejtim të kryeminist­rit Rama, ndërsa tha se situata politike në vend po rëndohet, si pasojë e papërgjegj­shmërisë së këtij të fundit. "Situata politike në vend po rëndohet çdo ditë e më shumë si pasojë e papërgjegj­shmërisë në rritje të Edi Ramës. Bundestagu na përcaktoi rrugën për të ecur përpara me axhendën europiane të vendit. Por integrimi nuk është në axhendën politike të Edi Ramës. Përkundraz­i bllokimi i rrugës europiane të Shqipërisë është axhenda e tij. Ne këtë nuk mund ta pranojmë. Zgjidhja e krizës politike, ashtu si Bundestagu ka kërkuar, ashtu siç Rezolutat e Partive Popullore Europiane dhe Unionit Ndërkombët­ar Demokratik kanë kërkuar, është prioritet për Partinë Demokratik­e. Zgjedhjet e parakohshm­e, parlamenta­re dhe lokale, janë e vetmja zgjidhje për krizën e rëndë kushtetues­e dhe politike që po kalon vendi. Edi Rama nuk mund t'i fshihet këtij realiteti. Aksioni jonë në ditët në vijim duhet të jetë i fokusuar në këtë objektiv.", - u shpreh Basha para dy organizmav­e vendimmarr­ës të partisë.

STRATEGJIA

Lulzim Basha njoftoi se PD- ja pas festave të fundvitit do të prezantojë propozimet e veta për reformën zgjedhore, ndërsa më pas do të kërkohet, që brenda muajit janar të miratohet reforma për t'i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. "Edi Rama zgjati gjendjen e jashtëzako­nshme që të fshehë krizën e thellë ekonomike ku është futur vendi. Viti tjetër do të jetë një vit dhe me i vështirë. S'ka rritje pagash, pensionesh, jo lehtësira për biznesit që po falimenton çdo ditë. Edi Ramës i duhet gjendja e jashtëzako­nshme, pasi po përgatit afera të tjera korruptive mbi rrënojat e korrupsion­it. Kërkesa ime është të rrini pranë qytetarëve, të ngrini zërin për padrejtësi­të ndaj tyre. Edi Rama po zvarrit miratimin e reformës zgjedhore, sepse nuk do që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet, kusht për nisjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE. Pas festave, do të prezantojm­ë para qytetarëve propozimet tona për reformën zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t'i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithsh­me sa më shpejt. 3 janë pikat kyçe. 1. Zgjedhje të parakohshm­e, të lira e të ndershme. 2. Bllokimi i reformës zgjedhore konsensual­e nga Rama duhet të na gjejë të gatshëm të marrim çdo vendim. 3. Angazhim konkret i forumeve për të shpalosur alternativ­en tonë, e cila po finalizohe­t"theksoi kreu i PD- së. Basha tha së është i hapur të pranojë në parti çdo person që kundërshto­n regjimin e Ramës. Më tej Basha ka vënë theksin tek zgjerimi i koalicioni­t opozitar, pasi si

JORIDA TABAKU

Ish- deputetja Jorida Tabaku dëgjoi dje shqetësime­t e disa bizneseve në Tiranë. "Oferta lidhet me taksën e sheshtë prej 9%, vendosjen e pullës fiskale që asnjë agjent tatimor qendror apo lokal mos të sillet si xhambaz, bizneset e vogla do të tatohen me 1.5% të xhiros. Subvencion­ime dhe lehtësim të konsumit përmes politikave fiskale", tha ish deputetja e PD.

pas tij, ky veprim është një hap i parë që garanton rotacionin politik.

AKUZAT

Dënimin e Ervin Salianjit, Lulzim Basha e konsideroi si një dënim politik, sepse denoncoi përfshirje­n në trafik droge të Ministrit të Brendshëm. Z. Basha gjatë mbledhjes me ish- grupin parlamenta­r tha se ministri i Brendshëm të mbushi me kanabis Shqipërinë dënohet me shërbim prove, ndërsa Ervin Salianji që e denoncoi dënohet me burgim. "Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirje­n në trafik droge të ministrit të Brendshëm. Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet me punë në shërbim te komuniteti­t, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg", mësohet të ketë thënë Basha. Sipas tij, "qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës se opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsion­in dhe PPP korruptive". Ai u ndal edhe tek ligji i miratuar për mediat, duke nënvizuar se synimi është që t'u bëhet presion që të mos publikohen abuzimet dhe korrupsion­i. "Gjendja ekonomike dhe kriza politike është renduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kërkon t'u mbylle gojën mediave, duke i bere presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsion­in. Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencë­s jo për t'u ardhur ne ndihme qytetareve, por për të justifikua­r mungesën e vullnetit te tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa te cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën e integrimit", u shpreh z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së , Lulzim Basha
Kreu i PD- së , Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania