Gazeta Shqiptare

Vëllai vret të dashurin e motrës dhe shokun e tij

Ngjarja në poliklinik­ën e Patozit, arrestohet Martin Skëndaj Manol Rapaj kishte bërë denoncim tri ditë më parë

-

Vrasje e dyfishtë në Pa tos, pas një sherri në poliklinik­ën e qytetit. Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, të dy nga Patosi, mbetën të vrarë ndërsa autori i krimit, Martin Skendaj, u arrestua pak pas krimit. Sipas dëshmitarë­ve okularë, sherri nisi në brendësi të godinës shëndetëso­re dhe më pas përfundoi në oborrin e saj. Autori ka kërkuar që të sqarohet me një nga të rinjtë, por pas sherrit, situata precipitoi deri në përdorimin e armës. I riu Elis Kapaj, 22 vjeç, vdiq në vend ndërsa Rrapaj, 26 vjeç, ndërroi jetë në spital.

SHKAKU

Autori i dyshuar i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetëso­re për t'u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, sepse ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt si dhe shokut të tij, Elis Kapaj. Motra e autorit të dyshuar më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar, kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej. 22- vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor. Vetëm tri ditë më parë Manol Rapaj kishte kallëzuar penalisht në policinë e Fierit autorin Martin Skëndaj dhe babanë e tij, pasi këta të fundit kishin shkuar për të debatuar me të, me pretendoni­n se ai kishte ngacmuar motrën e 22- vjeçarit. Sipas denoncimit të bërë në polici, Rapaj kishte thënë se në momen

NGJARJA

Autori i dyshuar i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetëso­re për t'u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, sepse ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt si dhe shokut të tij, Elis Kapaj.

tin kur ata kishin shkuar për t'u sqaruar, kishin pasur me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokuroris­ë së Fierit për kanosje.

DËSHMITË

Të pyetur mbi djemtë, banorët e lagjes ku jetonin viktimat dhe autori i krimit kanë thënë se i njihnin si djem shumë të mirë të dy. "Të mirë ishin të dy, çuna të urtë, familje të mira. Konfliktet s'i dimë ne, i di prokuroria, por ka pasur ca gjëra të vogla", thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: "I njihnim si djem të mirë, edhe ky që qëlloi, edhe ata tjerët, se çfarë kanë pasur nuk e di. Nuk e di për konflikt, s'di gjë çfarë kanë pasur me njëritjetr­in. Janë afër, ngjitur me njëri- tjetrin. Pastaj se ka qenë e çastit, se ka qenë e vjetër, nuk e di. Sa di ti, di edhe unë". Banorët shprehen se familjet e djemve ishin të rregullta e secili shihte hallin e vet.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania