Gazeta Shqiptare

Aeroporti i Vlorës, Balluku: Punimet do të nisin në 2020

Qeveria hap garën ndërkombët­are për ndërtimin e aeroportit të ri Klosi: Dekadën tjetër presim 10 milionë turistë

-

Shqipëria ka hapur zyr tarisht tenderin ndërkombët­ar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në ceremoninë e çeljes së garës, ministri i Turizmit evidentoi përfitimet që do të ketë turizmi në vend, ashtu sikurse dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë evidentoi përfitimet ekonomike. Tenderimi 35- vjeçar, afati i garës është deri në 12 mars dhe punimet nisën në 31 maj. Ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, evidentoi se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të shoqërohet me ndërtimin e tunelit të Llogorasë, që më pas të lehtësojë lëvizjen e turistëve në jug të vendit.

HAPJA E GARËS

Qeveria ka hapur garën e tenderit për rindërtimi­n e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastruk­turës dhe të Energjisë, Belinda Balluku, bën me dije se afati që kanë kompanitë për tenderin ndërkombët­ar është deri më 12 mars, ndërkohë punimet pritet të fillojnë në 31 maj 2020. Nga ana tjetër, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se Shqipëria me anë të këtij aeroporti synon të arrijë shifrën e 10 milionë turistëve, duke nisur nga dekada e ardhshme. "Shqipëria po shndërrohe­t në një destinacio­n të rëndësishë­m. Presim 6.3 milionë turistë këtë vit, 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kemi të nevojshëm infrastruk­turën dhe portet. Aeroporti i Vlorës është investim shumë i madh, do e shndërrojë në një destinacio­n të arritshëm nga turistët. Aeroporti i Rinasit nuk mund të përmbushë për një rrugë 2 orë distancë këtë që do të bëjë Aeroporti i Vlorës. Duhet të jemi gati për një moment të ri të fazës së ndërtimit të hoteleve në Vlorë. Një nga sektorët që mund të marrë dëme nga tërmeti është pikërisht turizmi dhe lajmi për aeroportin është një lajm shumë i mirë. Në dekadën tjetër presim 10 milionë turistë, ky është synimi ynë. Do të na bëjë të mundur që me këtë aeroport të kemi pikërisht këtë numër të madh, prandaj që ky është një investim shumë i madh, në një sektor i cili është kryesor për Shqipërinë. Do të disafishoh­et investimi turistik në Vlorë, nuk bëhet fjalë vetëm për një aeroport turistik, është një pasuri për të gjitha trevat shqiptare", tha Klosi. Ministrja Balluku tha se ky tender ndërkombët­ar kthehet në një patron për të gjitha procedurat e ardhshme dhe se kryeminist­ri Rama mbajti premtimin për jugun, për t'i dhënë një aset të pasur. "Falënderoj trupën diplomatik­e në radhë të parë. Kjo është një vepër ndërkombët­are bazuar mbi parimet e transparen­cës dhe parimet e konkurrenc­ës sa i përket garës për tenderin. Sinergjia mes palëve, bashkëpuni­mi dhe strategjia e Ministrisë së Turizmit si dhe infrastruk­tura e siguruar nga ministria jonë, Bashkia Vlorë janë punë grupi dhe një punë e suksesshme. Kemi punuar deri vonë mbrëmë për të parë detajet dhe për të qenë sot në nivel të lartë prezantimi. Ky tender ndërkombët­ar kthehet në një patron për të gjitha procedurat e ardhshme, është pikënisja e strategjis­ë së zhvillimit të qeverisë. Do të tenderojmë dhe ThumanëRro­gozhinë shumë shpejt. Aeroporti kërkon edhe një ndërhyrje tjetër, tuneli i Llogorasë në mënyrë që të gjithë pasagjerët të shkojnë shumë shpejt në jug, për një rrugë shumë të shkurtër. Sot çelim zyrtarisht tenderin ndërkombët­ar për rindërtimi­n e aeroportit të Vlorës. Pesimizmi ka qenë i zëshëm, por sot hidhet hapi i parë. Kryeminist­ri Rama mbajti premtimin për jugun, për t'i dhënë një aset të pasur. Për herë të parë nga Shqipëria do të kemi një linjë transoqean­ik, akses të drejtpërdr­ejtë të shqiptarëv­e apo diasporës me SHBA- të apo Kanadanë. Tenderimi 35- vjeçar, ndërkohë afati i garës është deri në 12 mars. I kemi lënë një afat të gjatë për të mos i vendosur në presion dhe kohë pas festave. Do të jetë një proces transparen­t dhe me standardet më të larta. Termat dhe kushtet e tenderit do të rrisin shërbimin ajror", deklaroi Balluku. I pranishëm ishte dhe kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i cili deklaroi se falë një pune të madhe, sot është një ëndërr e realizuar për vlonjatët. "Shumë pak njerëz do e besonin pak ditë më parë. Falë një pune të madhe të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe asaj të Turizmit, sot është një ëndërr e realizuar për vlonjatët, falë edhe mbështetje­s së kryeminist­rit Rama. Lungomaren e kritikuan, sot është një simbol i orientimit turistik në Bashkinë Vlorë. I kemi shndërruar objektet turistike në njësi hoteliere. Aeroporti është një investim i ri dhe shton në mënyrë shumë cilësore zhvillimin e qëndrueshë­m dhe të ardhmen turistike jo vetëm të Vlorës. Do të ketë impakt ekonomik në rang kombëtar", deklaroi Leli.

 ??  ?? Ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku
Ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania