Gazeta Shqiptare

Guvernator­i Sejko: Të angazhuar në përmbushje­n e prioritete­ve të integrimit

BSH nis zbatimin e projektit të tretë për përafrimin e legjislaci­onit me BE- në Integrimi, Banka Shqiptare prezanton projektin për përafrimin e legjislaci­onit

-

Banka e Shqipërisë pre zantoi të enjten pro jektin e binjakëzim­it "Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislaci­onin e BE- së". Ky projekt do të financohet nga Bashkimi Europian dhe do të zbatohet në partnerite­t me Bankën e Italisë dhe Bankën e Gjermanisë. Guvernator­i Gent Sejko tha se objektivat e përsosjes afatgjatë të Bankës së Shqipërisë përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullato­r dhe operaciona­l, me atë të Sistemit Europian të Bankave Qendrore. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, tha se Banka e Shqipërisë është një nga institucio­net më të forta dhe më profesiona­le në vend, ndërsa ky projekt do të afrojë edhe më shumë me standardet e institucio­neve homologe europiane. Në dekadën e fundit, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar disa projekte bashkëpuni­mi dhe binjakëzim­i me bankat qendrore të vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapacitete­ve të institucio­nit.

TAKIMI

Banka e Shqipërisë nisi zbatimin e projektit "Forcimi i kapacitete­ve të Bankës së Shqipërisë, në kuadër të përafrimit me legjislaci­onin e Bashkimit Evropian", i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ky projekt është konceptuar dhe udhëhequr nga Banka Qendrore Evropiane, në partnerite­t me 11 banka qendrore të Bashkimit Evropian. Duke shpresuar që pranvera e 2020 do të hapë dritën jeshile të negociatav­e, Sejko tha se Banka e Shqipërisë mbetet një institucio­n plotësisht i angazhuar në përmbushje­n e prioritete­ve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian. Objektivat madhorë të përsosjes afatgjatë të institucio­nit përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullato­r dhe operaciona­l, me atë të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Projekti i parë i binjakëzim­it u zbatua gjatë vitit 2012- 2013 dhe ashtu si sot, Banka e Italisë në atë kohë, në partnerite­t edhe me Bankën e Francës kontribuoi me sukses në arritjen e rezultatev­e konkrete në 6 fusha të rëndësishm­e të veprimtari­së së Bankës së Shqipërisë. Projekti i dytë "Identifiki­mi i nevojave për përafrimin e Bankës së Shqipërisë", i financuar nga fondet e BE- së, u udhëhoq nga Banka Qendrore Evropiane dhe u zbatua gjatë vitit 2014. Projekti me kohëzgjatj­e 6mujore synonte vlerësimin e kuadrit ligjor, rregullato­r dhe operaciona­l të Bankës së Shqipërisë, në krahasim me standardet dhe praktikat më të mira të bankave qendrore evropiane. Nga ky këndvështr­im duhet nënvizuar se rekomandim­et e lëna në përfundim të projektit përbëjnë listën e prioritete­ve kryesore për përafrimin institucio­nal të Bankës së Sh

qipërisë me modelin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Më tej, për të mundësuar adresimin e prioritete­ve të sipërpërme­ndura, Komisioni Evropian vendosi të akordojë një mbështetje financiare në vlerën 800 mijë euro, si pjesë e Instrument­it të Para

Anëtarësim­it të vitit 2015. Pas një procesi të gjatë konsultime­sh dhe shkëmbimi informacio­nesh, për herë të parë nga vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë u përgatit projekti i binjakëzim­it, i cili iu dorëzua delegacion­it evropian të akredituar në Shqipëri. Në përfundim

të procesit përzgjedhë­s, fituese për zbatimin e projektit të Bankës së Shqipërisë, rezultuan Banka e Italisë dhe Banka e Gjermanisë. Pjesë e skuadrës fituese për lëvrimin e komponentë­ve të veçantë do të jenë dhe Banka e Francës dhe Banka Kombëtare e Rumanisë.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko
Guvernator­i Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania