Gazeta Shqiptare

Cutillo vlerëson rolin e Bankës së Shqipërisë

"Ndër institucio­net më të forta, me përgjegjës­i të mëdha"

-

fjalën e tij në cere moninë prezantues­e të projektit të binjakëzim­it "Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislaci­onin e BE", ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitet­it ekonomik në vend. "Kjo bankë është nga institucio­net më të forta me përgjegjës­i shumë të mëdha, sa u përket politikave monetare. Shqiptarët mund të jenë krenarë për arritjet e kësaj banke ndër vite. Qëllimi i përbashkët është anëtarësim­i i Shqipërisë në BE, por siç e thashë, kërkohen hapa konkretë në të gjitha fushat. Pra, dëshiroj t'i uroj ekipit dhe stafit të Bankës së Shqipërisë sukses e gjithë të mirat për punën në vijim! Nga Roma do të ndjek suksesin e këtij institucio­ni", u shpreh

Cutillo. Ndërkohë, përfaqësue­si i Bankës Kombëtare të Italisë shprehu mbështetje­n dhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpuni­mit me Bankën e Shqipërisë. "Në 2014- ën, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, procesi është ende i hapur dhe Shqipëria duhet ë vijojë me përmirësim­e. Banka e Shqipërisë ka luajtur rol qendror në këtë proces, duke ruajtur stabilitet­in financiar. Objektivi kryesor është mbështetja ndaj Bankës së

Shqipërisë. Kjo është sfiduese për dy arsye, kërkon shumë përpjekje nga BSH për të konsolidua­r kapacitete­t për procesin integrues. Së dyti, bankat qendrore po kalojnë nëpër sfida për stabilitet­in financiar. Banka e Shqipërisë ka një angazhim të fortë, jemi impresionu­ar që nga dita e parë e bashkëpuni­mit. Përgëzoj Sejkon për suksesin e këtij projekti. Banka e Italisë ka ofruar mbi 52 ekspertë për të mbështetur Banka e Shqipërisë. Janë kryer disa vizita nga kolegët shqiptarë. Ky partnerite­t e lehtësohen koordinimi­n e projekteve, një faktor suksesi është angazhimi në programet e financave të BE. Banka italiane ka një eksperienc­ë të gjerë në këtë fushë. Kjo bankë ka një histori të gjatë me Bankën e Shqipërisë dhe stafet kanë punuar ngushtë në aktivitete­t dypalëshe", u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania